Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mashtrimi, ndiqet penalisht se përfitonte pension të paligjshëm
English

Mashtrimi, ndiqet penalisht se përfitonte pension të paligjshëm

Tiranë, 16 shtator, NOA - Përfitonte pension suplementar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye do të ndiqet penalisht nga organi i akuzës.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për 45-vjeçarin me inicialet K.S, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i cili do të ndiqet për veprën penale të "Mashtrimit", parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.

Ndaj tij është depozituar kallëzim penal nga Drejtoria Rajonale e Sigurime Shoqërore e Tiranës, ku ai se shtetasi ka përfituar pension suplementar në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, po për veprën penale të "Mashtrimit" u dërguan materialet në prokurori edhe për 50-vjeçaren me inicialet F.C, lindur dhe banuese në Tiranë. Ndaj saj është depozituar kallëzim penal nga një grua, e cila ka deklaruar se F.C i ka vjedhur me anë të mashtrimit shumën e parave prej 14 500 euro, për një afat 6 mujor, për të zgjeruar biznesin e saj dhe më pas nuk ia ka kthyer më.

n.e/NOA

KOMENTE