Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis punimet Kuvendi, Berisha prezanton programin 4 vjeçar të qeverisë
English

Nis punimet Kuvendi, Berisha prezanton programin 4 vjeçar të qeverisë

Tiranë, 16 shtator NOA-Kuvendi i Shqipërisë ka çelur punimet e tij me leximin e programit të qeverisë së re të dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Në hyrje të fjalës së tij, kryeministri ka përmendur sërish raportin final të OSBE/ODIHR mbi rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit.

"Shqipëria erdhi në zgjedhje si vend problematik për zgjedhjet e lira, në provë ishte liria e shqiptarëve, demokracia e tyre" u shpreh Berisha.

Duke e cilësuar qeverinë e tij, si qeveri të vogël, Berisha është zotuar se Ekzekutivi i ri është Shqipëria evropiane dhe efiçenca në çdo fushë.

"Qeveria e re nis punën në rrethana më të favorshme por projekti që do të zbatohet është shumë kompleks dhe i vështirë.

Shqipëria evropiane nuk është një bulevard i shtruar për ne, është një ëndërr e bukur, por shndërrimi i saj në realitet është një univers i tërë reformash, ndryshimesh që duhet t'u garantojmë qytetarëve shqiptarë", u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, prioritet në programin e ri qeverisës do të jenë reformat institucionale, respektimi i të drejtave të çdo qytetari, heqja e favoreve për administratën, dhe lufta me tolerancë zero kundër korrupsionit.

Një tjetër pikë e programit të qeverisë së re ka qenë lufta kundër varfërisë.

Në fjalën e tij, Berisha është zotuar për hapjen e vendeve të reja të punës.

 "Do të rritim nivelin e jetesës së shqiptarëve, do të synojmë nxjerrjen nga mjerimi të çdo shqiptari dhe rritjen e të ardhurave ditore në 2 dollarë në ditë" theksoi Berisha.

Kryeministri bëri të ditur se qeveria e re do të hapë vende të reja pune, në mënyrë që të luftojë varfërinë.

Berisha ka premtuar zhvillimin e infrastrukturës rrugore.

Sipas tij, gjatë mandatit të dytë qeverisës do të përfundojnë shumë rrugë të reja.

"Janë edhe 7 mijë kilometra rrugë të reja gjatë këtyre viteve duke shkurtuar në këtë mënyrë dhe distancën e largësisë me kryeqytetin.

Do ndërtojmë portin e Vlorës, do shtrijmë linjë hekurudhore me Maqedoninë e Kosovën, deri në 2012 do të përfundojë ndërtimi i Unazës së madhe të Tiranës', nënvizoi Berisha si projektet më të rëndësishme të viteve në vazhdim.

Kryeministri e cilësoi turizmin si shkallën kryesore të ekonomisë.

Ai premtoi heqjen nga tregu të Naftës D2, rritjen e prodhimit bujqësor.

Në fushën e arsimit, kryeministri Berisha premtoi ndërtimin e shumë shkollave të reja në të gjithë vendin.

Berisha ka premtuar respektim të lirisë së medias duke theksuar se gazetarët do të jenë të lirë të shkruajnë .

"Shqipëria është vendi që do të ratifikojë marrëveshjet e rëndësishme me vendet evropiane.

Reforma institucionale, respektimi i ndarjes së pushteteve, transparenca e gjyqësorit, transparencë në kontrollin e gjykatave, lufta kundër korrupsionit mbetet përparësi e kësaj mazhorance" u shpreh kryeministri.

Duke theksuar arritjet e qeverisë së kaluar, në fushën e arsimit, Berisha nënvizoi se objektiv i qeverisë së re është arsimimi i brezit të ri.

"Lufta kundër analfabetizmit do të jetë Alfa e punës sonë në sistemin arsimor".

Përsa i takon çështjes së pronave, Berisha premtoi zgjidhje të saj brenda vitit 2010.

KOMENTE