Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti miraton qeverinë Berisha 2 dhe programin politik, opozita nuk mori pjesë
English

Parlamenti miraton qeverinë "Berisha 2" dhe programin politik, opozita nuk mori pjesë

Tiranë, 16 Shtator NOA - Parlamenti miratoi sonte, pak minuta para mesnate me shumicë votash qeverinë "Berisha 2" dhe programin e saj politik, në një seancë plenare që zgjati mbi pesë orë, ku opozita nuk mori pjesë.

Në hapje të seancës plenare, kryetarja Jozefina Topalli njoftoi se janë deklaruar dy grupet parlamentare dhe ftoi Kryeministrin Sali Berisha të paraqesë programin qeverisës.

Në fjalën e tij përpara deputetëve, Berisha paraqiti objektivat kryesorë të asaj që ai e quajti Qeveria e integrimit Evropian për katër vitet e ardhshme.

Kryeministri e vuri theksin te zhvillimi ekonomik, reformat në arsim, shëndetësi dhe perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Duke vlerësuar arritjet gjatë mandatit të parë qeverisës, Berisha nënvizoi se këto arritje përbëjnë një bazë të fortë për vazhdimin e reformave në kuadër të projektit të Shqipërisë Evropiane.

Gjithashtu, kreu i Qeverisë ftoi opozitën të zërë vendet në parlament duke garantuar se do të ketë rol të rëndësishëm në reformat për integrimin e vendit.

Seanca plenare vijoi me diskutimet e ministrave dhe deputetëve, të cilët paraqitën objektivat që synohet të arrihen në sektorët përkatës.

Më tej, seanca miratoi programin dhe përbërjen e Qeverisë, që e gjeni më poshtë:

Sali Berisha - Kryeministër Ilir Meta- Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër Majlinda Bregu - Ministre e Integrimit Lulzim Basha - Ministër i Brendshëm Arben Imami - Ministër i Mbrojtjes Bujar Nishani - Ministër i Drejtësisë Ridvan Bode - Ministër i Financave Petrit Vasili - Ministër i Shëndetësisë Dritan Prifti - Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Myqerem Tafaj - Ministër i Arsimit dhe Shkencës Sokol Olldashi - Ministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit Fatmir Mediu - Ministër i Mjedisit

Ferdinand Xhaferri - Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Genc Ruli - Ministër i Bujqësisë Spiro Ksera - Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Genc Pollo - Ministër Shteti

Duke i uruar suksese Qeverisë së re, kryetarja Topalli tha se "reformat e kësaj Qeverie që do të përgatisin Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian".

e.r/NOA

KOMENTE