Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përdor makinën pa patentë, i mituri i merr jetën në aksident 14-vjeçarit
English

Përdor makinën pa patentë, i mituri i merr jetën në aksident 14-vjeçarit

 Gjirokastër, 16 Shtator NOA - Një fëmijë gjeti vdekjen pasditen e sotme gjatë një aksidenti rrugor për të cilin akuzohet një i mitur, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ndodhi në orën 17.40 në një rrugë dytësore pranë Këlcyrës.

Viktimë në aksident është Besmir Kasa, 14 vjeç, lindur e banues në fshatin Cukë të rrethit Përmet.

Policia kreu hetimet e para dhe thotë se ngjarja erdhi si pasojë e përdorimit të automjetit të prindit, nga 17-vjeçari Blerim Mera, nga i njëjti vendbanim me viktimën.

I dyshuari i aksidentit kishte marrë makinën e të atit dhe po lëvizte me të, edhe pse nuk kishte leje drejtimi automjeti (patentë).

Në një moment të keqdrejtimit të makinës markë "Toyota", ai ka përfshirë nën rrota 14-vjeçarin Besmir Kasa duke e përplasur fatalist në çastet kur ai po ecte në rrugë me një biçikletë.

Fëmija ka gjetur vdekjen e menjëhershme, kurse adoleshenti i tmerruar është larguar nga vendi i ngjarjes, për të rënë në prangat e policisë pak minuta më vonë.

/v.d/b.a/NOA/

KOMENTE