Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli merr mesazh urimi nga homologu i saj grek
English

Topalli merr mesazh urimi nga homologu i saj grek

Tiranë, 16 shtator NOA - Kryetari i parlamentit të Greqisë, Dimitrios Sioufas i ka dërguar sot një mesazh urimi Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli për mandatin të dytë në krye të Kuvendit.

"Dua t'ju shpreh urimet më të ngrohta për rizgjedhjen tuaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Jam i bindur se gjatë mandatit tuaj bashkëpunimi mes dy parlamenteve tona do të forcohet më tej me qëllim promovimin e çështjeve me interes të përbashkët", shkruan në letrën e tij, Sioufas.

Kryetarja e Kuvendit ka marrë urimet edhe nga sekretariati i delegacioni i parlamentit italian në OSBE, përmes një letre ku ndër të tjera shkruhet:

"Marrëdhëniet mes parlamenteve të vendeve tona dhe mes delegacioneve ndërkombëtare respektive janë karakterizuar tradicionalisht nga një nivel miqësie dhe bashkëpunimi që reflekton lidhjet e thella mes Shqipërisë dhe Italisë"

"Pata rastin të vizitoj vendin tuaj në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si pjesë e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, ku u bë një vlerësim pozitiv për përmirësimet e arritura në procesin zgjedhor në Shqipëri" shtoi më tej sekretari i delegacionit parlamentar italian në OSBE.

k.k/NOA

KOMENTE