English

Urgjent - Arrestohet ish-deputeti i Partisë Demokratike Flori Bajramaj

 Durrës, 16 Shtator NOA - Një ish-deputet është arrestuar para pak minutash në qytetin e Durrësit, e po ashtu një jurist ka rënë në pranga, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Flori Bajramaj, deputet në legjislaturën pararendëse të Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur nga Partia Demokratike, është ndaluar nga forcat e Drejtorisë rajonale të Policisë së Durrësit.

Nga të dhënat e para, mësohet se ish-deputeti i Durrësit Flori Bajramaj, është nën akuzë për çështje pronësie lidhur me hetimet për abuzime në dhënie lejesh në një komunë bregdetare, por detajet pritet të bëhen të ditura më vonë.

Vijon...

/a.a/e.r/NOA/

Â

KOMENTE