Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zëdhënësja e Solanës: Zgjedhjet ishin të mira, PS s'ka pse rri jashtë Parlamentit
English

Zëdhënësja e Solanës: Zgjedhjet ishin të mira, PS s'ka pse rri jashtë Parlamentit

Bruksel, 17 Shtator NOA - Një grusht tjetër nga ndërkombëtarët ka marrë mbrëmjen e së mërkurës Partia Socialiste lidhur me bojkotin e saj pa afat të Kuvendit të ri.

Cristina Gallach (Kristina Galak), zëdhënëse e Përfaqësuesit të BE-së, për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Havier Solana, u shpreh në një intervistë të shkurtër për Top Channel, se zgjedhjet ishin të mira dhe në këto kushte bojkoti është i pakuptimtë.

"Ajo çfarë mund të them është se nëse zgjedhjet, që janë certifikuar si të mira nga vëzhguesit ndërkombëtarë, natyrisht me probleme por që në përgjithësi konsiderohen të rregullta, atëherë të zgjedhurit në qeveri dhe ata që janë zgjedhur në opozitë duhet të sillen në mënyrë konstruktive dhe bojkoti nuk është mënyra më e mirë".

Në këtë pikë ka ardhur dhe këshilla e zyrtarit të lartë evropian përmes zëdhënëses së tij:

"Ne u rekomandojmë shumë, të dy palëve, që të punojnë në mënyrë më konstruktive, sepse në fund të fundit punojnë për të ardhmen e popullit të tyre".

Duke folur për zgjedhjet e 28 Qershorit, Galak shprehu kënaqësinë që raporti i OSBE-ODIHR sikurse tha, konfirmoi vlerësimin e tyre të mëhershëm se zgjedhjet ishin më të mira se të mëparshmet.

"Ne jemi të kënaqur tashme që raporti është publikuar në terezinë e tij mbi përgatitjen e zgjedhjeve dhe mënyrën sesi ato u zhvilluan. Vërejmë se ky raport konfirmoi atë që thamë, se këto zgjedhje ishin më të mira se ato në të kaluarën, çfarë do të thotë se pati përmirësime".

Gjithsesi Galak evidentoi se "për fat të keq u konfirmua dhe diçka tjetër për të cilën na vjen keq, fakti që pati politizim të çështjeve teknike të procesit".

"Gjithsesi, tani, pas zgjedhjeve, qeveria dhe opozita duhet të punojnë, secila palë në anën e vet, në mënyrë që të çojnë vendin përpara dhe më afër Bashkimit Evropian".

e.r/NOA

KOMENTE