English

Kapet pasagjeri me katër doza kokaine brenda në makinë, arrestohet nga policia

Korçë, 17 shtator, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit Erion Demolli, lindur dhe banues në Korçë. Sipas të dhënave policore, arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit, në automjetin tip Mercedes Benz, me targë KO 8008 B, në të cilin udhëtonte si pasagjer Erion Demolli, iu gjetën rreth 5 doza lëndë e ngjashme me atë të llojit kokainë.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë.

KOMENTE