Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kushner uron Berishën, në vjeshtë do vizitojë Tiranën bashkë me biznesmenët francezë
English

Kushner uron Berishën, në vjeshtë do vizitojë Tiranën bashkë me biznesmenët francezë

Tiranë, 17 shtator NOA-Ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner i ka dërguar një mesazh urimi kryeministri Berisha për rimandatimin e tij në krye të qeverisë shqiptare.

Në urimin e tij zoti Kushner ka theksuar mbështetjen që Franca do t'i japë Shqipërisë për t'u integruar në Bashkimin Evropian.

"Ashtu siç dhe jeni në dijeni, unë jam i përkushtuar për vijimin dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona", shprehet në mesazh, shefi i diplomacisë franceze.

 Më poshtë Kushner premton një vizitë në Tiranë në vjeshtë, i planifikuar të bëhej  më 24 prill. Ministri i jashtëm Kushner do të shoqërojë një delegacion industrialistësh francezë, të cilët kanë dëshirë të studiojnë të gjitha mundësitë e investimeve në vendin tonë.

KOMENTE