English

Lampard: Mungesa e Drogba? Shënon edhe Anelka

Tiranë, 16 shtator NOA - Mesfushori i skuadrës së Çelsit, Frank Lampard e ka lavdëruar bashkë-lojtarin e ekipit të tij, Nikolas Anelka, pas golit të shënuar, në ndeshjen e fundit të "Champions", ndaj Portos.

"Nuk ishim në formën tonë më të mirë, në këtë ndeshje, por ia arritëm qëllimit duke marrë një fitore me rëndësi. Ndoshta edhe terreni i lagur nga shiu bëri që loja të jetë edhe më e ashpër se ç'duhej nganjëherë", - tha Lampard.

"Sa i përket mungesës së sulmuesit Drogba them se me golin që shënoi Anelka, tregoi se ne mundemi edhe pa të", - theksoi Frenk Lampard.

Didier Drogba nuk luajti, pasi është i skualifikuar me tre ndeshje, nga problemet në një ndeshje të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, ndaj Barcelonës.

e.r/NOA

KOMENTE