English

Policia rrugore ende në aksion, dje gjobiti 1808 shoferë

Tiranë, 17 shtator NOA - Policia rrugore e Tiranës vazhdon prej 10 ditësh vazhdon aksionin e evidentimit të shkelësve të kodit rrugor, dhe gjobat e vendosura kanë mbajtur të njëjtin ritëm qysh në ditët e para të aksionit.

Publikimi i masave të policisë, dhe deklaratat e saj se do të kishte tolerancë zero ndaj shoferëve të papërgjegjshëm duket nuk ka minimizuar numrin e gjobave.

Burime nga policia e kryeqytetit thanë për agjencinë e lajmeve NOA se çdo ditë gjobiten më shumë se 1500 shoferë dhe brenda 10 ditësh numri i gjobave ka arritur në 15 mijë.

Policia ushtron kontrolle në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj, te drejtuesit e mjeteve.

Kështu, më datë 16 shtator 2009 në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e Policisë janë konstatuar dhe vendosur 1808 gjoba me vlerë 1.992 800 lekë ndërsa janë pezulluar 11 raste. k.k/NOA

KOMENTE