Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e re, sot betimi i ministrave para kreut të shtetit në Presidencë
English

Qeveria e re, sot betimi i ministrave para kreut të shtetit në Presidencë

Tiranë, 17 shtator, NOA - Kabineti i ri qeveritar, i drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, pasi ka marrë dje në parlament miratimin me 74 vota të mazhorancës pritet të kryejë sot betimin zyrtar para Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

E parashikuar në orën 10.00 kjo ceremoni i jep fund procedurave të formësimit dhe zyrtarizimit të qeverisë së re, duke i dhënë mundësinë kështu nisjes nga puna të 15 ministrave të rinj, me në krye Sali Berishën, për drejtimin e vendit gjatë periudhës së katër viteve 2009-2013.

Në seancën e djeshme parlamentare, deputetët e maxhorancës dhanë votën e parë më të rëndësishme politike të punës së tyre, duke miratuar përbërjen dhe programin e qeverisë "Berisha", vetëm me një votë kundër, atë të kreut të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, shkoi kundër kabinetit dhe programit qeveritar. "I urojmë qeverisë së re punë të mbarë. Në këtë mandat ky kabinet do ta çojë vendin drejt Bashkimit Evropian", tha pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

n.e/NOA

KOMENTE