Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i ri i Turqisë takohet me Kryeministrin Berisha
English

Ambasadori i ri i Turqisë takohet me Kryeministrin Berisha

Tiranë, 18 shtator NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Hasan S. Ashan, me rastin e marrjes së detyrës së tij në Tiranë.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Berisha vlerësoi marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve dhe qeverive dhe miqësinë e ngushtë e tradicionale që ekziston midis popullit shqiptar dhe atij turk.

Duke e falënderuar Kryeministrin Berisha për pritjen, Ambasadori Ashan i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta e miqësore të Kryeministrit Erdoan dhe vlerësoi marrëdhëniet politike ndërmjet qeverive e dy vendeve.

Në takim u vlerësua zgjerimi i ndjeshëm i marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve gjatë katër viteve të fundit, në veçanti e investimeve turke në Shqipëri, të cilat shënuan një rritje nga 130 milionë dollarë në 2005, në 860 milionë dollarë në fund të këtij mandati.Â

Ambasadori Ashan, falënderoi Kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij për reformat për krijimin e një klime më të përshtatshme për biznes dhe investime, duke theksuar se sot në Shqipëri zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik e tregtar rreth 3 mijë investitorë e biznesmenë turq.

Në përfundim të takimit, të dy personalitetet ripohuan se forcimi dhe promovimi i miqësisë tradicionale dhe lidhjeve të ngushta midis dy vendeve e popujve tanë miq, zgjerimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe të shkëmbimeve tregtare dhe në të gjitha fushat e tjera do të vazhdojë të bëjë përparësi në marrëdhëniet midis dy vendeve, për të cilat palët mbeten tërësisht të angazhuara t'i çojnë edhe më tej.

k.k/NOA

KOMENTE