Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE vendos: Sistemi bankar nuk ka fitime, prandaj menaxherët do paguhen më pak
English

BE vendos: Sistemi bankar nuk ka fitime, prandaj menaxherët do paguhen më pak

Bruksel, 18 shtator, NOA - Bashkimi Evropian ka rënë dakord lidhur me ashpërsimin e rregullave për kufizimin e shpërblimeve të menaxherëve.

Një vendim i tillë është marrë një javë para samitit financiar botëror në Pittsburgh, para të cilit vendet anëtare janë marrë vesh që në rast së biznesi i bankës ka zhvillim negativ dhe prandaj duhen hequr prej tij shpërblimet.

Bashkimi Evropian në këtë mënyrë ka vënë në jetë tërësisht kërkesat e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, sipas të cilëve shpërblimet të vendosen në raport me fitimin e një banke.

Ndërkaq, një masë e tillë është marrë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duket se rrogat e menaxherëve amerikanë deri tani pa kufi maksimal, do të përballen tani e tutje me rregulla të reja.

Rreth 11 milionë dollarë është rroga mesatare e një menaxheri në SHBA. Ose e thënë ndryshe, për punën e tij, ai fiton 364 herë më shumë se një punonjës i zakonshëm, që punon me rrogë të plotë.

Por kjo tani do të ndryshojë, pasi qeveria Obama ka bërë para pak kohësh një propozim për një ligj të ri. Aksionerët do të lejohen që të vendosin në të ardhmen veton në përcaktimin e rrogave dhe pagesave të shpërblimeve për menaxherët.

n.e/NOA

Â

KOMENTE