Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pret ambasadorin turk, vlerëson bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve
English

Berisha pret ambasadorin turk, vlerëson bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve

Tiranë, 18 shtator NOA-Kryeministri Berisha priti sot në takim ambasadorin e ri të Turqisë, z. Hasan S. Ashan me rastin e emërimit të tij në Tiranë.

Gjatë takimit, Berisha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike ndërmjet dy vendeve dhe qeverive dhe miqësinë e ngushtë e tradicionale që ekziston midis popullit shqiptar dhe atij turk.

Duke e falënderuar Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore, ambasadori Ashan i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta e miqësore të Kryeministrit Erdoan dhe vlerësoi se marrëdhëniet politike ndërmjet qeverive e dy vendeve tona janë më se të shkëlqyera.

Në takim u vlerësua zgjerimi i ndjeshëm i marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve gjatë katër viteve të fundit, në veçanti e investimeve turke në Shqipëri, të cilat shënuan një rritje nga 130 milionë dollarë në 2005, në 860 milionë dollarë në fund të këtij mandati.Â

Ambasadori Ashan, falënderoi Kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij për reformat për krijimin e një klime më të përshtatshme për biznes dhe investime, duke theksuar se sot në Shqipëri zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik e tregtar rreth 3 mijë investitorë e biznesmenë turq.

Â

Â

Â

KOMENTE