English

Blushi kundër socialistëve: Ndërprisni sa me shpejt bojkotin, po i krijoni luks qeverisë

Tiranë, 18 shtator NOA - Bojkoti i Kuvendit qysh në fillim pati kundërshtarë në mesin e socialistëve.

Një nga këta ishte deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi i cili publikisht ka dalë kundër këtij bojkoti dhe një qëndrim të tillë ka mbajtur edhe sot në një deklaratë për shtyp.

Sipas Blushi, bojkoti po rëndon rëndë imazhin e Partisë Socialiste.

"Jemi të bindur se bojkoti i parlamenti po imponohet nga interesa personale brenda Partisë Socialiste, jemi të sigurt se sot vendi ka nevojë më shumë për opozitën në Parlament përballë që qeverie që nuk bën reforma" tha sot Blushi.

Deputeti socialist u bëri thirrje socialistëve të tjerë të ndërpresin sa më shpejt bojkotin e parlamentit pasi sipas tij po i krijon një luks qeverisë e cila miraton ligje për të cilat nuk ka kundërshtarë.

"Socialistët duhet të jenë në kuvend për të kundërshtuar projektligje dhe jo të bredhin sa në një fshat në tjetrin" tha më tej Blushi.

k.k/NOA

KOMENTE