Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet nga Turqia një i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare
English

Ekstradohet nga Turqia një i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare

Tiranë, 18 shtator NOA - Një i shumëkërkuar prej gati nëntë vitesh nga Interpoli është ekstraduar më në fund në Shqipëri pas arrestimit të tij një vit më parë në Turqi.

Mesditën e sotme është ekstraduar nga Stambolli i Turqisë drejt Shqipërisë 44-vjeçari Engjëll Zeqo nga Fieri. Zeqo ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 30 tetor të vitit 2002, e ka dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale të "vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

Engjëll Zeqo ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Fatos Kalemi pas një sherri për motive të dobëta.

I kërkuari u kap një vit më parë në Stamboll.

Zeqo qëndronte në Turqi që nga viti 2001 me identitet tjetër.

Por ka qenë një operacion blic i Policisë së Stambollit ai që solli edhe arrestimin e të shumëkërkuarit, i cili ka mohuar të ishte Engjëll Zeqo.

Fillimisht Zeqo ka kundërshtuar duke thënë se nuk ishte personi që ata kërkonin.

Ai mbante një pasaportë me identitet të rremë.

Pas identifikimit të fotografisë dhe shenjave të gishtërinjve, polica e ka shoqëruar atë për në Burgun e Metrisit në Stamboll.

Policia ka bërë të ditur se pas verifikimeve, Engjell Zeqo ka hyrë për herë të parë në Stamboll në vitin 2001.

Për arrestimin e të kërkuarit u njoftua policia Shqiptare e cila nisi menjëherë procedurat për ekstradimin e tij gjë e cila u realizua ditën e sotme.

k.k/NOA

KOMENTE