English

Mbledhja e OKB, Obama planifikon takimin me presidentin rus Medvdev

Washington, 18 shtator NOA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama do të takohet me presidentin e Rusisë, Dimitri Medvedev gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet javën e ardhshme.

Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs tha se takimi do të bëhet të mërkurën, në ditën e hapjes së debatit vjetor të OKB-së.

Rajs gjithashtu tha se Obama do të takohet edhe me presidentin e Kinës, Hu Xhintao, kryeministrin e Japonisë, Jukio Hatojama.

KOMENTE