Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
New Moment Tirana fiton çmim ndërkombëtar në festivalin Piranidea në Slloveni
English

New Moment Tirana fiton çmim ndërkombëtar në festivalin Piranidea në Slloveni

Tiranë, 18 Shtator NOA - Në festivalin ndërkombëtar të reklamës, e cila u organizuar në Piran, Slloveni, agjencisë New Moment Tirana iu dha çmimi Shtëpia e Bronzit në kategorinë e spoteve televizive.

Ky çmim u dha për spotin televiziv "Siguria" të cilin New Moment Tirana e krijoi dhe prodhoi për klientin e saj NBG Bank në fillim të 2009.

PiranIdea është një festival ndërkombëtar i reklamës, dhe këtë vit u organizua në Piran, në bregdetin Adriatik, dhe në të marrin pjesë të gjitha agjencitë e Young&Rubicam të Europës Qendrore dhe Juglindore.

Këtë vit merrnin pjesë 18 vende, të cilat aplikuan me 362 punime në kategori të ndryshme, (si spote televizive, spote radiofonike, reklama për gazeta, promocione si edhe reklama interaktive, etj).

Kritere shumë të rrepta të përcaktuara nga juria, sollën si rezultat dhënien e vetëm 17 çmimeve nga 363 punime konkurruese.

Nuk ka shumë fusha në jetë, në të cilat ne mund të jemi krahë më krahë me vendet e mëdha dhe të zhvilluara. Megjithatë ndodh e kundërta në fushën e kreativitetit.

Shqiptarët kanë një potencial të lartë intelektual dhe kreativ, dhe jam shumë i gëzuar që ky çmim do të rrisë besimin dhe motivimin në skuadrën tonë, në mënyrë që të zhvillojmë rezultate më të larta në nivel ndërkombëtar - tha Oliver Petrovski, menaxheri i New Moment Tirana.

Ky është festivali i tretë ndërkombëtar për New Moment Tirana, mbas suksesit të reklamës "Para/Pas" për kompaninë Semos alts vitin e kaluar, dhe spotin televiziv "Natën e mirë" për NBG Bank në 2007.

Me këto suksese, New Moment Tirana e ka vënë Shqipërinë në hartën e reklamimit të Evropës, duke qenë se këto janë çmimet e para në fushën e reklamimit, për punime të bëra për tregun Shqiptar, dhe për tregun mediatik të Shqipërisë.

New Moment Tirana është pjesë e grupit New Moment MSHK (Maqedoni-Shqipëri-Kosovë), i cili është grupi me më shumë çmime jo vetëm në grupin New Moment, me më shumë se 80 çmime në festival ndërkombëtare si ai i New Yourk-ut, Goldem Drum, Çmimet Epica, Montreux, Eurobest, MIAF - Mosk, Cresta, Fitues nëValencia, dhe shumë të tjerë.

Çmimi i fituar nga skuadra e New Moment Tirana është një konfirmim jo vetëm që epërsia kreative e grupit ka përfshirë edhe skuadrën e Shqipërisë, por edhe se arritja e kritereve në mënyrë të krahasueshme dhe përpjekjet për të kapur tregjet Europiane dhe Botërore, janë pjesë kyçe e kulturës në New Moment në çdo treg.

New Moment Tirana thotë se me punën e saj creative, do të vazhdojë të përfaqësoje dhe të reklamojë Shqipërinë dhe potencialin e saj të lart kreativ, botës se reklamave dhe komunikimit.

e.r/NOA

Â

KOMENTE