Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Klosi: Bojkoti do vazhdojë, duam të vërtetën e 28 qershorit dhe jo pushtetin
English

PS, Klosi: Bojkoti do vazhdojë, duam të vërtetën e 28 qershorit dhe jo pushtetin

Tiranë, 18 shtator NOA - Vazhdimin e bojkotit të Kuvendit e ka konfirmuar sërish sot deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i cili me anë të një deklarate për shtyp kërkoi sot zbardhjen e së vërtetës së 28-qershorit.

"Dje qytetarët shqiptarë panë me sytë e tyre një shfaqje të turpshme të një qeveri të re të politikës së vjetër.

Një shfaqje hipokrite të degradimit të tejskajshëm, jo vetëm për shqiptarët që votuan përsëri në shumicë që Sali Berisha të mos e qeveriste më këtë vend, dhe të shkonte në pension politik, por dhe për të gjithë ata njerëz të ndershëm që kërkojnë që ky vend të qeveriset nëpërmjet votës së lirë.

Dita e djeshme për qytetarët shqiptarë qe një ditë tjetër e shpresës së vrarë nga Sali Berisha dhe shpura e tij që pasi plaçkitën katër vjet Shqipërinë grabitën në mënyrë të paturpshme dhe zgjedhjet" deklaroi Klosi.

Sipas Klosit, Sali Berisha është i paaftë  dhe i painteresuar për të dhënë zgjidhje halleve të qytetarëve, ai dëshmoi dhe njëherë se nuk do të qeveris dot ndryshe, por do të vazhdojë mjeshtërisht pasurimin e oborrit të tij personal pavarësisht  patericave të reja që i ofroi Ilir Meta me votat e marra  falë një mashtrimi të madh publik.

"Sali Berisha me ministra të kërkuar nga drejtësia dhe me ministra që mashtruan popullin opozitar nuk mund të qeverisë dot në mënyrë demokratike vendin,

dhe prandaj Partia Socialiste është çdo ditë dhe më e vendosur të vazhdojë misionin e saj historik, atë të rezistencës demokratike në plotësim të standardeve të munguara.

Sali Berisha i trembet së vërtetës së kutive të votimit të cilat i mban peng në mënyrë të kundraligjshme" tha më tej deputeti i PS-së.

Sipas tij, socialistët nuk hyjmë në këtë parlament të rezultateve të deformuara dhe të kutive të mbyllura.

"Ne nuk kërkojmë të marrim pushtetin në tavolinë, por do të kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit.

Nuk mund të ketë mision më legjitim për një opozitë demokratike sesa mbrojtja e votës, ligjit e Kushtetutës.

PS është vendosur në rrugën e saj legjitime për të mos lejuar që ligjit të kthehet në një letër pa vlerë, që zgjedhjet të kthehen në një proces të korruptuar që tufat e kriminelëve të lejohen të dalin nga burgjet për fushatë elektorale, që drejtuesit e shtetit të përdorin postet dhe fondet publike për fushatë elektorale; që njerëzit të largohen nga puna pse nuk rreshtohen me pushtetin" përfundoi Klosi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE