Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rekordi Guiness, prezantohet flamuri copë më i madh në botë, peshon 9.5 tonë
English

Rekordi Guiness, prezantohet flamuri copë më i madh në botë, peshon 9.5 tonë

Jeruzalem, 18 shtator, NOA - Plot 43 metra katrorë i madh me një luan të qepur në qendër të tij, ka qenë vetëm njëri cep i publikuar i versionit të flamurit të bashkisë së Jeruzalemit në Izrael, i cili ka fituar rekordin e ri Guiness.

Bëhet fjalë për të parin flamur prej pëlhure të prodhuar ndonjëherë në botë, i cili është prezantuar në stadiumin e futbollit të qytetit.

Ai në fakt, është prezantuar për herë të parë në Filipine, ku doli se ishte katër herë më i madh se fusha e stadiumit.

Iniciuesja e projektit, biznesmenja 48-vjeçare filipinase, Galindes Gupana, shprehet se e kishte krijuar flamurin për të shprehur dashurinë e saj për Jeruzalemin.

"Ky është flamuri më i shtrenjtë në të gjithë botën. Dhe unë deklaroj fitoren sot, fitore për Izraelin dhe për Jeruzalemin", pohon Gupana.

Ajo tregon sesi projekti që ka kushtuar 120 mijë dollarë dhe është mbështetur nga gjashtë njerëz që e prodhuan flamurin në 120 ditë. Ai peshon 9.5 tonë dhe do të shfaqet fillimisht në të gjithë Izraelin, përpara se të bëjë xhiron e botës.

n.e/NOA

Â

KOMENTE