Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sfidat e sigurisë, NATO i bën thirrje Rusisë për bashkëpunim
English

Sfidat e sigurisë, NATO i bën thirrje Rusisë për bashkëpunim

Bruksel, 18 shtator NOA-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen bëri thirrje sot në Bruksel për një "rishikim të përbashkët" të sfidave të sigurisë në shekullin e 21 dhe tha se Rusia duhet të jetë një "pjesëmarrëse reale" dhe një "partnere" në sigurimin evropian dhe ndërkombëtar.

Zoti Rasmussen tha se Rusia, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara duhet të shikojnë mundësinë e lidhjes së sistemeve të raketave "në një kohë të përshtatshme".

I dërguari i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin tha se komentet e zotit Rasmussen janë "shumë pozitive dhe shumë konstruktive". Ai tha se ata duhet t'i analizojnë së bashku propozimet e ndryshme.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Evropës Perëndimore u ngrohën pas rënies së qeverisë komuniste në Moskë. Por ato u tensionuan përsëri vitin e kaluar kur Rusia i shtoi përpjekjet për ndikim në vendet ish komuniste të Evropës Lindore dhe dërgoi trupa për të ndërhyrë në Gjeorgji.

Fjalimi i zotit Rasmussen shënon një qasje të re ndaj marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit.

Duke kërkuar marrëdhënie të reja me Rusinë, ai i bëri thirrje Moskës t'i bashkohet koalicionit perëndimor për "presion maksimal" ndaj Iranit që ai të heqë dorë nga ambicjet bërthamore.

KOMENTE