English

Tepelenë, policia arreston 26 vjeçarin, tenton të përdhunojë një vajzë

Tepelenë, 18 shtator NOA-Një vajzë nga Tepelena ka rënë sot pasdite pre e epsheve të një 26 vjeçari i cili tentoi të kryente me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Memaliaj, rreth 20 kilometra larg qytetit të Tepelenë, kur 25 vjeçari Xhevair Dema, banues në fshatin Izvor, i ka zënë pritë shtetases M.K., 26 vjeçe, teksa po shkonte në punë dhe nën kërcënimin e thikës e ka marrë me forcë, duke e futur në zonën e pyllëzuar afër fshatit Memaliaj

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullaj, pohoi se "25 vjeçari Dema e ka mbajtur peng për 5 orë shtetasen M.K.

"Gjatë kësaj periudhe ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, por nuk ka arritur dot, pasi 26 vjeçarja ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ka njoftuar policinë", thuhet në komunikatën e policisë.

Gjatë aksionit për kapjen e agresorit, ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë

një punonjës i policisë i komisariatit të Tepelenës.

 Në momentin e ndalimit, 25 vjeçari Dema plagosi me armë të ftohtë një punonjës të policisë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin civil rajonal "Omer Nishani" të Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

KOMENTE