Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Vujanoviç: Shqipëria e Mali i Zi me interesa të përbashkëta euro-atlantike
English

Topi-Vujanoviç: Shqipëria e Mali i Zi me interesa të përbashkëta euro-atlantike

Cetinje, 18 shtator, NOA - Shqipëria dhe Mali i Zi paraqesin qëllime dhe interesa të njëjta sa i përket aspekteve integruese euro-atlantike dhe në këtë objektiv bazohet edhe intensifikimi i raporteve mes dy vendeve.

Një fakt të tillë e kanë theksuar gjatë një konference të përbashkët për shtyp presidentët e të dyja vendeve fqinje në Pallatin Presidencial në Cetinje të Malit të Zi.

Si Topi, ashtu edhe Vujanoviç kanë theksuar se Shqipëria dhe Mali i Zi, në kuadrin e procesit të integrimit dhe raporteve rajonale, do të thellojnë bashkëpunimin në disa sfera si dhe në zbatimin e projekteve të përbashkëta, sidomos përsa i përket zhvillimit të infrastrukturës rrugore.

Presidenti Topi, i shoqëruar nga një delegacion, nisi dje vizitën e parë zyrtare dy ditore në shtetin fqinj, me ftese të homologut të tij malazez, me të cilin pati dhe takimin e parë.

Nga ana e tij, Vujanoviç ka vlerësuar anëtaresimin e Shqipërisë në NATO në muajin prill të këtij viti dhe sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian, ai tha se Mali i Zi është një hap përpara saj, por është i gatshëm që përvojën e tij ta ndajë me të.Â

"Në këtë drejtim, një projekt i një rëndësie të veçantë është ai i bashkëpunimit të ngushtë mes dy ministrive përkatëse të transportit ku ne do të arrijmë të përfundojmë rrugën Plavë-Podgoricë për ta lidhur atë me pjesën tjetër drejt jugut, drejt Shqipërisë", tha ai.Â

Ndërsa Presidenti Topi tha se një projekt i rëndësishëm është ai i rrugës Adriatiko-Joniane, sipas të cilit kjo do të do të jetë një arterie shumë e rëndësishme për t'i dhënë jetë një komunikimi më intensiv të njerëzve dhe të mallrave dhe patjetër për ta bërë edhe zhvillimin e turizmit në mënyrë shumë integrale.Â

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE