English

Turpi akademik në FYROM, ja emrat e shqiptarëve të përfshirë

Shkup, 18 Shtator NOA/INA - Ka dalë në sipërfaqe pjesëmarrja e akademikëve shqiptarë, por edhe shkencëtarëve shqiptarë që kanë qenë pjesë e skenarit të redaktimit të "Enciklopedisë Maqedonase".

Derisa disa mohojnë se kanë gisht në këtë skenarë të turpshëm për shqiptarët, një pjesë e tyre pohon se ka marrë përgjegjësi dhe honorarë për punën e bërë. Kështu, bëmat e akademikëve shqiptarë kanë dalë në shesh nga akademiku Bllazhe Ristevski, i cili ka theksuar emra të përfshirë në këtë projekt si akademikët dhe shkencëtarët shqiptarë: Shukri Rahimi, Agim Poloska, Alajdin Abazi, Ali Aliu dhe Luan Starova. Disa prej tyre kanë heshtur, ndërsa pjesa tjetër ka folur, duke tentuar të shmangë përgjegjësitë.

Në mesin e këtyre emrave të akademikëve akoma nuk janë rrëfyer Ali Aliu dhe Luan Starova, dy veteranët, që kohëve të fundit janë shmangur larg opinionit publik, pas gjithë atyre zhvillimeve diskriminuese shqiptare në arsim, kulturë dhe shkencë.

Anëtari i kësaj akademie, Alajdin Abazi, që njihet si rektori i UEJL-së në Tetovë ka theksuar se si anëtarë i këtij institucioni ka qenë i anashkaluar edhe përkundër sugjerimeve të dhëna. "Me kohë u bënë përpjekje që të paralajmërohet institucioni shkencor për konsekuencat komplekse që mund t'i shkaktojë një "dokumentim" me qasje e tij të paargumentuar, por nuk kishte as mirëkuptim e as kujdes për këtë", ka theksuar akademik Abazi, duke pohuar se distancohet me vonesë nga ky projekt.

Shukri Rahimi figuron si redaktor i enciklopedisë në pjesën e historisë shqiptare, por ai edhe pse është potencuar nga krerët e ASHAM se ka marrë honorarë për punën e bërë, në anën tjetër mohon pjesëmarrjen e tij në shtrembërimin e fakteve historike.

Por një nga akademikët Bllazhe Ristovski ka theksuar se Rahimi ka qenë i përfshirë dhe tërë kohën ka marrë honorarë për pjesëmarrje.

"Enciklopedia Maqedonase" ishte një goditje e radhës antishqiptare, e cila konteston historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare në këtë troje dhe ajo u përpiluar para syve të shkencëtarëve shqiptarë, që paguhen nga ASHAM me honorare të majme.Â

KOMENTE