Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lufton me vdekjen 16-vjeçari, u përplas me motor në rrugën Shkodër-Velipojë
English

Lufton me vdekjen 16-vjeçari, u përplas me motor në rrugën Shkodër-Velipojë

Shkodër, 19 shtator NOA - Një i mitur po lufton me vdekjen në spital pasi u përfshi në një aksident të rëndë ndërsa udhëtonte me një motor në rrugën Shkodër-Velipojë.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në orën 14.00, në vendin e quajtur "kryqëzimi i fshatit Malihebaj të komunës Bërdicë.

Policia pasi kreu hetimet në vendngjarje, tha se 50-vjeçari Sh. Shegaj, lindur dhe banues në lagjen "Bahçallëk" të qytetit të Shkodrës, duke qenë në drejtim të mjetit tip "Benz" kamion me ngjyrë blu dhe me targë Sh 5518 E, është përplasur me një motor.

"Shegaj, u përplas me motoçikletën e tipit "Leike - Brand" markë Kineze, pa targa e drejtuar nga 16-vjeçari E. Nuri, lindur dhe banues në Dorragjat të komunës së Dajçit", - saktësoi policia.

Si rezultat i kësaj përplasjeje, është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, E. Nuri,i cili u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës, ku mjekët thanë se ai ndodhet gjendje kritike për jetën.

Policia tha se ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet në ngarkim të 50-vjeçarit Shegaj iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

r.d/e.r/NOA

KOMENTE