English

Masat ekonomike kundër papunësisë, G-20 arrin të ruajë 7-11 milionë vende

Uashington, 19 shtator, NOA - 7 deri 11 milion vende pune do të ruhen apo do të krijohen të reja në vendet e G 20 këtë vit në sajë të masave të mbrojtjes sociale si edhe atyre ekonomike.

Ky fakt është deklaruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) Juan Somavia në një deklaratë para takimit të G20 në Pitsburg.

Megjithatë, shtetet e ILO-s që në 2009 numri i përgjithshëm i të papunëve mund të jetë midis 219 dhe 241 milion, shumica e nivelit të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Bëhet e ditur se papunësia ka prekur më shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një nivel prej mëse 10 %, shifra më e lartë kjo e arritur ndonjëherë në këtë vend.

n.e/NOA

KOMENTE