Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas pjesëmarrjes në XXXVI Premio Sulmona 2009 , Genti Tavanxhiu koleksionon një sukses të ri
English

Pas pjesëmarrjes në "XXXVI Premio Sulmona 2009", Genti Tavanxhiu koleksionon një sukses të ri

Tiranë, 19 Shtator NOA - Menjëherë pas pjesëmarrjes me punën e tij në "XXXVI Premio Sulmona 2009", ekspozitë ndërkombëtare e artit bashkëkohor, skulptori shqiptar Genti Tavanxhiu, sapo ka përfunduar edhe një tjetër punë. Bëhet fjalë për një vepër gdhendur në dru arre me lartësi 165 cm, me karakter fetar.

Kjo vepër do vendoset në kishën e Castelluccio-s, në provincën e Norcia-s, një rrafshnaltë e vendosur në çatinë e Apenineve, park kombëtar i mbrojtur nga shteti, vend turistik malor, 1300 m mbi nivelin e detit, i famshëm për llojshmërinë e luleve dhe ngjyrave të tyre dhe për famën në artin mjeshtëror të kuzhinës. Kisha është ndërtuar në 1500.

Në të ndodhen afreske të rëndësishme si dhe një skulpturë në dru polikrom, Madonna, e vitit 1499, e artistit italian Giovanni Antonio di Giordano, nga Norcia, me vlera të veçanta artistike që janë pjesë e trashëgimisë kulturore të shtetit italian.

Për realizimin e kësaj vepre artisti ka punuar për një kohë të gjatë prej rreth 4 muajsh.

Duke aplikuar në këtë skulpturë të gjitha njohuritë e tij mbi artin figurativ, ai ka gërshetuar në këtë skulpturë simbole të cilat përdoreshin në punimet e skulpturave antike Kristiane siç janë hëna, yjet dhe simboli i pafundësisë.

Ky i fundit, diçka e re, pasi përdorej në qytetërimin e lashtë Maya.

Kjo ishte një eksperiencë e re për artistin pasi në përgjithësi ai preferon të realizojë veprat e tij kryesisht në gur.

Tavanxhiu u përzgjodh në mënyrë të veçantë nga Komisioni i Arteve të Bukura për ruajtjen dhe konservimin e vlerave të trashëgimisë historiko-kulturore nisur nga kurrikulumi i tij i pasur artistik edhe në fushën e artit të shenjtë.

Është hera e parë që në këtë kishë ndërhyhet me vepra artistike të këtij zhanri që pas mjeshtrave të mëdhenj të artit italian.

Artisti aktualisht po përgatitet të fillojë punimet për Katedrën dhe Amboni-n e Katedrales së Rietit, një ndër veprat më të rëndësishme të karrierës së tij.

/j.m/e.r/NOA/

KOMENTE