Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rimëkëmbja ekonomike - e vështirë, por e mundshme, kërkon dyfishimin e prodhimit bujqësor e blegtoral
English

Rimëkëmbja ekonomike - e vështirë, por e mundshme, kërkon dyfishimin e prodhimit bujqësor e blegtoral

Fushë Mamurras 19 Shtator NOA - "Rimëkëmbja e madhe ekonomike kërkon dyfishimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, detyrë kjo jo e thjeshtë, e vështirë, por absolutisht e mundshme".

Kështu deklaroi Kryeministri Berisha sot ndërsa mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Fushë Mamurras-fshati Adriatik, me gjatësi 9 kilometra dhe investim të buxhetit të shtetit me vlerë rreth 65 milion lekë.

Në takimin me banorë të Mamurrasit, ku ishin të pranishëm edhe Ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe autoritete të qeverisjes vendore, Kryeministri theksoi rëndësinë e kësaj rruge jo vetëm në aspektin turistik, pasi lidh këtë zonë dhe afron Mamurrasin, Kurbinin dhe Krujën me bregdetin, por ndihmon edhe fermerët e zonës për të arritur më shpejt dhe më me lehtësi tregun.

Berisha ritheksoi qëndrimin e qeverisë për të shumëfishuar përpjekjet, Â ndihmën dhe investimet për zhvillimin e bujqësisë.

"Koncepti ynë, - tha Kryeministri - është se pa fshat të zhvilluar, nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Rimëkëmbja e madhe ekonomike kërkon dyfishimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, detyrë kjo jo e thjeshtë, e vështirë, por absolutisht e mundshme."

Më tej, në përshëndetjen e tij drejtuar banorëve, Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria ka nevojë jetike për një infrastrukturë moderne.

Ai premtoi se këto katër vjet, do të thellohet më tepër përqendrimi për të ndihmuar fermerët shqiptarë dhe sqaroi:

"Koncepti ynë është se pa fshat të zhvilluar, nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Rimëkëmbja e madhe ekonomike kërkon dyfishimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, detyrë kjo jo e thjeshtë, e vështirë, por absolutisht e mundshme. Ndaj ne jemi të vendosur të trefishojmë investimet, para së gjithash, në infrastrukturë, në rrugë, shkollë, ujësjellës dhe kanalizime".

Por, paralel me to, Berisha tha se investimet do të shkojnë më vaditje, agro-përpunim, në nxitjen e prodhimit.

e.r/NOA

KOMENTE