English

Sigal Uniqa Group Austria sjell për herë të parë në Shqipëri, Klinikën e Lëvizshme VitalTruck

Tiranë, 19 Shtator NOA - Sigal Uniqa Group Austria, Kompania më e Madhe e Sigurimeve në vend, sjell, për herë të parë në Shqipëri, Vital Truck- Kamionin e Jetës.

Vital Truck është një klinikë mjekësore lëvizëse e pajisur me disa pajisje të cilat do të mundësojnë ekzaminimin dhe diagnostikimin falas të gjendjes shëndetësore të një pjese të popullsisë, duke lëvizur në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë.

Nëpërmjet organizimit të këtij aktiviteti, synimi ynë është që të nxisim dhe ndërgjegjësojmë popullsinë për domosdoshmërinë e kontrollit periodik të gjendjes

shëndetësore, për të parandaluar përkeqësimin e shëndetit apo për të evituar diagnostikimin e sëmundjeve në fazën ekstreme.

Vital Truck mbërrin dhe qëndron nga data 17 deri në 30 Shtator 2009 dhe do të vizitohet ditën e Hënë nga z. Petrit Vasili, Ministër i Shëndetësisë dhe anëtarë të Bordit Drejtues të UNIQA Group International dhe SIGAL UNIQA Group Austria të cilët do të komunikojnë drejtpërsëdrejti me median dhe publikun rreth domosdoshmërisë së kujdesit mjekësor parandalues.

Për të ndjekur më nga afër zhvillimin e një aktiviteti të tillë, një konferencë për shtyp do të zhvillohet ditën e Hënë, datë 21 Shtator 2009, ora 12.00 në vendin ku do të jetë vendosur VitalTruck, tek Parku Rinia (përballë Galerisë së Arteve).

e.l/NOA

KOMENTE