Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e tranvestitit në Tiranë, policia heton krim pasionant dhe pistën e diskriminimit
English

Vrasja e tranvestitit në Tiranë, policia heton krim pasionant dhe pistën e "diskriminimit"

Tiranë, 20 Shtator NOA - Policia e Tiranës, po heton vrasjen e tranvestit mbrëmjen e djeshme në qendër të Tiranës, duke u përqendruar sidomos në dy pista, atë të krimit pasionant si dhe pistën e "diskriminimit".

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 22.50 në qendër të kryeqytetit, te rruga "Abdi Toptani", përballë hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tek ish-hotel "Drini" sot "Torre Drin".

Krimi ndodhi jo larg pjesës së pasme të Pallatit të Kulturës, ku rëndom qëndrojnë tranvestitët shqiptarë, siç duket dhe në foto, në përpjekje për të gjetur klientë.

Viktima, ishte një tranvestit (person me devijime seksuale) që thirrej si "Kristi" apo dhe "Kristina".

Policia tha se identiteti i tij i plotë ishte Petrit Lucaj, 38 vjeç nga Elbasani, banues prej vitesh në Tiranë.

Ai ishte pjesë e një grupi tranvestitësh të cilët qarkullojnë në kryeqytet duke u endur shpesh në kërkim klientësh.

Policia tha se viktima, disa herë ishte arrestuar për vepra të turpshme në publik, kryerje të marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale por ishte akuzuar disa herë edhe si vjedhës, denoncuar kryesisht nga klientë të grupit të tranvestitëve që gjenden pas Pallatit të Kulturës.

Nga hetimet e para, mësohet se ka qenë një person, të dhënat e të cilit policia refuzoi t'i konfirmojë deri tani, i cili e ka qëlluar viktimën me një mjet të mprehtë, dyshohet thikë, në pjesën e fytit.

Krimi mendohet se ka ndodhur pranë "Torre Drin". Pasi ka marrë plagën që i solli hemorragji të fortë, viktima ka kërkuar ndihmë duke iu afruar policit më të parë, që gjeti te porta e Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve, i thanë agjencisë NOA, burime në vendngjarje.

Në gjendje kritike siç ishte, viktima ka gjetur vdekjen pak minuta më vonë, ndërsa po transportohej në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Duke folur për hetimet, policia tha se personi me devijim seksual ka gjetur vdekjen pasi u ther me thikë në fyt.

Policia pohoi se ndër pistat e hetimit, në pritje për të kapur autorin, ka atë të vrasjes për shkak të faktit se viktima ishte tranvestit, pra një njeri me devijime seksuale. Por nën hetim janë dhe pista të tjera që gjithashtu lidhen me të kaluarën e errët të viktimës.

/f.sh/e.r/NOA/

KOMENTE