English

Zgjedhin një kontejner mbeturinash për të shuar epshet seksuale bien pre e grabitjes

Kansas, SHBA /19 shtator, NOA - Epshi seksual nuk iu ka dhënë kohë një çifti ta vazhdojnë aventurën erotike në shtratin e tyre por kanë zgjedhur banesën më të afërt e cila ka qenë jo më shumë e jo më pak se një kontejner mbeturinash.

Gjatë kohës kur bashkshortët ishin në intimitet janë ndërprerë nga Inspektorët e Policisë Bashkiake të cilët kanë kërcënuar dhe grabitur çiftin.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Wichita në Kansas kur dy bashkëshortët kanë hyrë në një kontejner mbeturinash për të kryer marrëdhënie seksuale ku gjatë kësaj kohe kanë hyrë në kontejner dhe dy policë të këtij qyteti duke prishur intimitetin e çiftit.

Njëri nga policët, 59-vjeçar, i ndihmuar nga bashkëpunëtori i tij 67-vjeçar ka kërcënuar më thikë çiftin dhe ka detyruar ata të dorëzojnë të gjitha stolitë, kuletën dhe këpucët.

Menjëherë pas ngjarjes të dy bashkëshortët të cilët kanë nga 44 vjet kanë bërë denoncimin në polici të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e autorëve të ngjarjes dhe t'i kthejë çiftit të gjitha gjërat që u ishin grabitur.

f.sh/NOAÂ

KOMENTE