Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
DemokracisÑ‘ në Ballkan i mungon oksigjeni shpirtëror
English

DemokracisÑ‘ në Ballkan i mungon "oksigjeni shpirtëror"

"Që nga kohërat e lashta demokracia në thelbin e saj është sundim i popullit, sepse në çdo vend demokratik ju mund të kuptoni duke lexuar kushtetutën e tyre se në një formë apo tjetër gjendet thënia, sipas së cilës "populli është bartësi i fundit i gjithë sovranitetit të shtetit demokratik e juridik"

Nga Gjon Keka

Një demokraci perfekte nuk ka ekzistuar as para shumë shekujve e as tani në shekujt modern që kemi hyrë. Kjo ka ndodhë jo se ajo nuk do e kishte arritur kulmin e saj por se kombet nuk kanë ditur t‘ia hedhin themelet demokracisë së vërtetë e cila si bazë ka barazinë dhe lirinë për të gjithë, ndërsa disa kombe dhe popuj të tjerë e kanë keqkuptuar demokracinë dhe e kanë kthyer së prapthi brenda sistemit të tyre shtetëror-politik. Pavarësisht nga të gjitha kritikat që ka pasur demokracia nga kombe dhe popuj të ndryshëm që kanë përqafuar atë dhe ato që janë ende në fëmijërinë e saj ajo megjithatë është treguar si një proces më i suksesshëm dhe ecjes së një shtetit në drejtimin e duhur të lirisë dhe ndërtimit të ardhmërisë brenda parimeve bazë të demokracisë.

Ndërsa siç edhe dihet që nga kohërat e lashta demokracia në thelbin e saj është sundim i popullit, sepse në çdo vend demokratik ju mund të kuptoni duke lexuar kushtetutën e tyre se në një formë apo tjetër gjendet thënia, sipas së cilës "populli është bartësi i fundit i gjithë sovranitetit të shtetit demokratik e juridik". Nga kjo, pushteti është i legjitimuar në mënyrë demokratike vetëm në rast se ai ka dalë nga vullneti i lirë dhe me miratimin e popullit të atij shteti. Në këtë kontekst nëse „qeverisja e popullit përmes popullit" në disa vende është e mundur ajo në disa ende edhe në kohën tonë mbetet e pamundur për shkak të problemeve që bartë vendi në të cilën demokracia të zë shtratin e saj për t'u mbjellë dhe rritur sipas elementeve të saj thelbësore, tradicionale dhe bashkëkohore.

Në këtë kontekst ne duhet cekim atë se sot në shekullin XXI në politikën moderne flitet shpesh për vullnetin e popullit, pa qenë e qartë se ç'nënkuptohet saktësisht me këtë nocion. Filozofi i madhe francezë i politikës Zhan Zhak Rusoi besonte se kishte arritur të ndërtonte vullnetin e përbashkët të popullit; sipas tij, "ai duhet të jetë identik me të mirën e përgjithshme". Pas rrahjes së mendimit tonë të peshuar mbi karakterin e shoqërisë pluraliste e demokratike është i nevojshëm një sistem i tillë qeveritar, i cili nuk i shtyp, por i respekton pakicat dhe përfill njëkohësisht vullnetin e shumicës, sepse ai i afrohet më tepër idesë të së drejtës për vetëvendosje, duke respektuar domosdoshmërinë e bashkëjetesës.

Megjithatë, parimisht parimi i sovranitetit të popullit mund të konkretizohet vetëm nëpërmjet parimit të shumicës, si bazë e veprimit politik. Për këtë arsye, demokracia moderne nuk është vetëqeverisje e popullit. Ajo sot mund të realizohet si qeveri e përfaqësuesve të popullit, të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme, të lira, të barabarta dhe të fshehta, të cilët mund të detyrohen prej tij, të marrin detyrat qeveritare dhe ta udhëheqin vendin sipas vullnetit të shumicës përkatëse të forcave politiko-shoqërore të një kombi apo populli.

Një demokracie liridashëse, e cila pohon bashkëvendosjen e shoqërisë në procesin e formimit të vullnetit politik, i duhet përpunimi juridik. Demokracia dhe shteti juridik përbëjnë një njësi të pandashme. Nën nocionin "shtet juridik" duhet nënkuptuar të gjitha parimet dhe mënyrat procedurale, të cilat garantojnë lirinë e individit dhe mundësojnë pjesëmarrjen e tij në jetën politike.

Duke mos shkuar me tutje rreth çështjes së elementeve dhe historikut të vendosjes dhe përbërjes së demokracisë ne do hedhim një vështrim më shumë rreth asaj se a mund që disa nga vendet e gadishullit ballkanik ta përqafojnë demokracinë duke ditur të kaluarën e sistemeve të vjetra që kanë pasur brenda vetes së tyre.

Në lidhje me proceset e zhvillimit dhe frytënimit të demokracisë brenda sistemit politiko-shtetëror të disa nga vendet e dala nga regjimet komuniste në gadishullin ballkanik, do trajtojmë duke lidhur këtë me kuptimin dhe mënyrën se si e kishte analizuar dhe parë idenë e demokracisë dhe mbi cilat baza ishte ndërtuar ajo filozofi i njohur i politikës Aleks de Tokvil te vepra e tij „Mbi demokracinë në Amerikë".

Kriterin e parÑ‘ tÑ‘ trajtimit tÑ‘ idesÑ‘ sÑ‘ madhe të demokracisë sÑ‘ kohÑ‘s sÑ‘ re e ka vendosur nÑ‘ shek. XIX Aleks de Tokvil, ai me veprën e tij mbi demokracinÑ‘ nÑ‘ AmerikÑ‘ ka bërë mÑ‘ tepÑ‘r se njÑ‘ analizÑ‘ duke i pasqyruar botÑ‘s jodemokratike apo asaj në fillimet e saj një epok të re dhe një ide që më vonë do bëhej shpërthyese në Evropën e re dhe të bashkuar. Gjatë shek. XIX, disa nga europianët ishin magjepsur nga kjo ide e madhe e kohës, ndërsa disa të tjerë ideja e demokracisë i kishte bÑ‘rë tepër skeptikë sidomos disa nga europianÑ‘t konservativë.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në SHBA në vitin 1831 Aleksis de Tokvil kishte parÑ‘ nÑ‘ AmerikÑ‘ njÑ‘ figurÑ‘ tÑ‘ re tÑ‘ demokracisÑ‘ sÑ‘ pastÑ‘r, figurÑ‘ kjo, e cila nÑ‘ periudhÑ‘n nÑ‘ vazhdim, sipas tij, do tÑ‘ pÑ‘rhapej edhe nÑ‘ shtetet e EvropÑ‘s perëndimore ky ishte mendimi i tij që më vonë do rrënjoset thellë në vetëdijen dhe kombet dhe popujt e Europës së re dhe më gjerë. Ndërsa në lidhje me revolucionin e madh demokratik dhe zhvillimin e tij të plotë de Tokvil nënvizon:

"Madje unë nuk kam pretenduar të gjykoj nëse revolucioni shoqëror, përparimi i të cilit më duket i pashmangshëm, ishte i dobishëm apo vdekjeprurës për njerëzimin;unë kam pranuar atë si një fakt të kryer, apo që është duke u kryer, dhe, midis popujve ku ai ka ndodhur, kam zgjedhur atë popull tek i cili ky revolucion arriti zhvillimin e tij më të plotë dhe më të qetë; këtë e bëra në mënyrë që, së andejmi, të shquaja qartë rrjedhojat e tij të natyrshme dhe të dalloja, nëse ishte e mundur, mjetet për ta bërë atë të dobishme për njerëzit".

Në lidhje me këtë duhet cekur se shkrimtari i madh politik francez Aleksis de Tokvil nuk kishte si qëllim ta përshkronte natyrÑ‘n e demokracisÑ‘, por qëllimi i tij ishte që premisat antropologjike të saj dhe mënyra se si funksionon ajo në praktik duke ndier atë çdo qytetarë dhe komb, me një fjalë ai deshi që të tregonte se është pikërisht ky sistem që i mundëson çdo kombi dhe individi që imazhin e tij ta bÑ‘jë vetë duke u mbështetur thellë në pasionin e lirisÑ‘ dhe kÑ‘rkimit njÑ‘kohÑ‘sisht të njohjes së këtij identiteti apo imazhi të ri antropologjik pÑ‘rmes barazisÑ‘ me tÑ‘ tjerÑ‘t.

Normat, tÑ‘ cilat nÑ‘ antikitet pÑ‘rshkruheshin si "mores", sipas De Tokvil janë ato që e pÑ‘rbÑ‘jnÑ‘ frymÑ‘n e demokracisÑ‘, frymë kjo që mund të jetë po aq e mirÑ‘ apo e keqe, sa edhe normat e qytetarÑ‘ve nÑ‘ raport me parimet demokratike. Aty ku çdonjÑ‘ri do tÑ‘ ndihet njÑ‘lloj i lirÑ‘, e nÑ‘ kÑ‘tÑ‘ liri edhe i veçantÑ‘ dhe i barabartë, sipas Aleksis de Tokvil, "njÑ‘ mekanizÑ‘m i veçantÑ‘ pushton individin dhe çdo popull tÑ‘ demokratizuar". Siç e dimë, nga përvoja historike e kombeve dhe individëve në veçanti se pasioni për liri dhe barazi është një ndër pasionet më të mëdha dhe më të fuqishme kështu që nga kjo sidomos në kohërat demokracisë këto elemente thelbësore të demokracisë ndihen në shfaqjen e tyre në mënyrë energjike nga vetë vullneti dhe institucionet kombëtare dhe shtetërore-politike që kanë këtë sistem brenda tyre.

Sipas De Tokvil "kohë pas kohe liria politike i jep një numri të caktuar qytetarësh, kënaqësitë më sublime, kurse barazia i jep çdo ditë, çdo njeriu, një shumicë kënaqësish të vogla. Bukuritë e barazisë shihen në çdo çast e mund të preken nga të gjithë; Zemrat më fisnike nuk janë të pandjeshme ndaj tyre, shpirtrave më vulgarë, nuk u mungon dëshira për t'i shijuar. Pra pasioni që lind nga barazia duhet të jetë njëherazi energjik dhe i përgjithshëm". Sido që të jetë në duhet thënë se për të gjithë ata që dëshirojnë ta shikojnë fytyrën e demokracisë së vërtetë atë mund ta gjejnë vetëm nëse kanë arritur që si pikë referimi përveç si gjithmonë të diktuar nga ideja e parë Aristoteliane, një meritë të jashtëzakonshme e ka edhe shkrimtari i madhe politik Aleksis de Tokvil.

Dhe krejt në fund kemi arritur kështu te çështja e perspektivÑ‘s sÑ‘ demokracisë në disa nga vendet e gadishullit ballkanik e në veçanti vendeve të ish-Jugosllavisë dhe forma e tyre e re e cila është mbushur me deformime si të brendshme ashtu edhe të jashtme. Duke ditur se këto vende që tanimë kanë dal nga ndërtesa e një sistemi totalitar e që në fakt mbushi me dhunë fytyrÑ‘n politike tÑ‘ asaj kohe, duke e bërë kështu që kjo ndërtesë në të ardhmen të bie në gjunjë të demokracisë pastaj vetëvendosjes së kombeve dhe popujve brenda saj.

Duke pasur parasysh vendet e ndryshme post-komuniste apo socialiste, pak vjet pas viteve të 80' dhe 90' ka ende njÑ‘ dozÑ‘ dyshimi se këto vende akoma nuk kanë arritur që demokracinë ta fusin thellë në rrënjët e kombit të tyre dhe njëkohësisht t'ia bëjnë imazhin vetes para të tjerëve se në të vërtetë demokracisë tanimë në këto shtete te reja po ecin në ritimin e zhvillimeve normale.

Tani pas përfundimit të luftërave në ish-Jugosllavi disa nga vendet e saj si p.sh Serbia, Kosova;Maqedonia, Bosnja etj e kanë vënë në dyshim akoma më shumë ekzistencÑ‘n e demokracisÑ‘ brenda tyre dhe se imazhi që kanë ndërtuar ato në sipërfaqe tregon qartë se demokracia brenda tyre ende nuk ka gjetur vend për t'u mbjellë ngase sistemi që këto vende po aplikojnë i ngjason më shumë atyre autoritare dhe orinatliste.

Prandaj në kuadër të kësaj demokracia dhe zhvillimi i saj në këto vende do të testoj se a do mund që edhe më tutje ajo që është nisur të ecën me impulse normale dhe të sigurta drejtë proceseve të demokratizimit të këtyre vende dhe se a do mund tÑ‘ mbeten të afta që nÑ‘ tÑ‘ ardhmen të bëhet funskionalizuese, ekfektive si dhe me një imazh të pastër të demokracisë moderne.

E ardhmja e demokracisë në këto vende si Kosova, pastaj Serbia, Bosnja, Maqedonia etj, parë nga sfondi i kushteve dhe raporteve të tanishme do tÑ‘ varet kryekëput nga një refleksioni dhe imazhi që ata do i bëjnë vetes duke i lënë hapësirë më shumë që demokracia të zë vende brenda gjithë kapilarëve të sistemit të tyre shtetëror-politik e kombëtar.

Qëllimi i këtyre vendeve të reja të dala nga diktaturat dhe sistemet postkomuniste dhe socialiste është që të mos merren më me iluzione politike dhe as duke quar në mendje joshjet totalitare dhe barbare të shekujve që lamë pas, por të marrin seriozisht parimet e demokracisë dhe ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët të tyre drejtë proceseve të integrimit në sistemin e vlerave të Unionit Europian. Në lidhje me procesin e mbjelljes së frymës së demokracisë udhëheqësi politik indian Mahatma Gandhi shkruan„Fryma e demokracisë nuk mund të sillet nga jashtë. Ajo duhet të vijë nga brenda".

Nga kjo mund të themi se këtyre vendeve i mungojnë themelet e demokracisë apo më mirë i mungon „oksigjeni shpirtëror" dhe se problemet do vazhdojnë akoma më shumë ta rëndojnë ardhmërinë e tyre europiane përderisa nuk arrijnë ata kuptojnë thellë demokracinë brenda tyre dhe ta bëjnë pjesë të jetës sistemit të tyre të vërtetë shtetëror-politik.

Sidoqoftë në lidhje me zhvillimin e demokracisë dhe efektivitetin e saj, Kosova ende mbetet një fëmijë i dobët i demokracisë e cila ka grumbulluar probleme të mëdha, që nga shpallja e pavarësisë së mbikëqyrur të saj demokracia në këtë vend ende nuk ka marrë formën e saj dhe imazhin e saj të vërtetë, pastaj problemet e rendit juridik e gjyqësor, të sovranitetit, të sigurisë me theks të veçantë rrezikut nga terrorizmi, pastaj krimi i organizuar, mungesa e zhvillimit ekonomik, dhe shumë e shumë probleme tjera që në një mënyrë apo tjetër nuk e lënë që demokracia t'i shtrijë rrënjët e saj brenda tërë sistemit të përgjithshëm shtetëror dhe qytetarë dhe normalisht se e pengojnë edhe në rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike.

KOMENTE