Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, nesër zhvillohet ceremonia e varrimit e futbollistit shqiptar
English

Itali, nesër zhvillohet ceremonia e varrimit e futbollistit shqiptar

Tiranë, 20 shtator NOA - Futbollisti shqiptar, Brian Filipi i cili humbi jetën dy net më parë si pasojë e një aksidenti do të përcillet nesër në banesën e fundit.

Ceremonia mortore e futbollistit 20-vjeçar do të zhvillohen të hënën në orën 15.30 minuta në Cervia. Lojtari i Shpresa u përplas nga një makinë në Çervia, mbrëmjen e së premtes ndërsa ndodhej bashkë me shokun e skuadrës Stefano Skapini.

Mësohet se Filipi është përplasur nga një makinë e cila udhëtonte me një shpejtësi të madhe.

I riu u transportua në spital por ai ndërroi jetë pak minuta më pas për shkak të plagëve të shumta dhe të rënda që kishte marrë.

Vdekja e futbollistit të ri ka hidhëruar të gjitha klubet e mëdha ndërsa skuadra e Ravenës ku luante Brian Filipi ka kërkuar nga Federata shtyrjen e ndeshjes së sotme ndaj Foxhias, e cila tashmë do të luhet më 30 shtator.

k.k/NOA

KOMENTE