Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta ndjek Berishën në SHBA, konfirmon praninë te mbledhja e Konferencës Islamike
English

Meta ndjek Berishën në SHBA, konfirmon praninë te mbledhja e Konferencës Islamike

Tiranë, 21 Shtator NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u nis për në Nju Jork për të marrë pjesë në hapjen e punimeve të Sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Z.Meta gjendet në përbërje të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryeministri, z. Sali Berisha, duke shënuar kështu për herë të parë, daljen jashtë vendit të dy drejtuesve më të lartë të qeverisë që i përkasin dy krahëve të ndryshëm politikë në vend.

Meta shkoi dje, një ditë para Berishës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të qëndrojnë rreth tetë ditë. Kurse kryeministri lajmëroi nisjen sot për në SHBA.

***

Nga burime të MPJ konfirmohet se z.Meta do të marrë pjesë në takimin Vjetor të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike.

Përfshirja në axhendën qeveritare të Konferencës Islamike përbën një interes të veçantë shqyrtimi, kjo për arsye se në programin qeverisës që berisha prezantoi dhe miratoi në Kuvend me shumicë votash, as që përmendet bashkëpunimi me këtë organizatë që përfshin disa nga vendet me të pasura të botës.

Sakaq, gjatë ditëve të qëndrimit në Nju Jork, Berisha dhe Meta pritet të marrin pjesë në një sërë takimesh të rëndësishme shumëpalëshe si Forumi i Udhëheqësve për Ndryshimet Klimaterike, apo dhe Takimi Vjetor i Udhëheqësve nga Ballkani.

Zv/kryeministri Ilir Meta do të jetë i pranishëm në Takimin A5 në kuadrin e Kartës së Adriatikut, Takimin Vjetor të Aleancës së Civilizimeve, si dhe takimin e vendeve të Komunitetit të Demokracive, etj.

Gjithashtu, z. Meta do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologët nga vendet e BE-së, rajoni dhe nga mbarë bota, - bëri të ditur zyra për shtyp e kreut të ministrisë së Jashtme.

e.r/NOA

KOMENTE