English

I shpëton skualifikimit Renault i Formula 1, përjashtohet nëse përsërit gabimin

Paris, 21 shtator NOA-Ekipi i Formulës 1, Renault i shpëtoi skualifikimit të përhershëm nga sporti, megjithë pretendimet e një ish piloti se ishte udhëzuar që të përplasej qëllimisht për të ndihmuar një kolegun e tij të ekipit.

Seanca dëgjimore e organizmit drejtues të sportit, FIA, që u mbajt në Paris, arriti në konkluzionin se veprimet e ndërmarra nga Renault ishin të ashpërsie që s'kishte të ngjarë.

FIA e pezulloi me kusht ekipin për dy vjet.

Në një deklaratë FIA tha se vendimi i ekipit për t'i kërkuar pilotit Nelson Piquet Junior që të përplasej qëllimisht në mur, jo vetëm që kompromentonte integritetin e sportit, por gjithashtu vinte në rrezik edhe jetën e spektatorëve, zyrtarëve dhe konkurentëve të tjerë.

Por organizimi pranoi se për shkak të distancimit të kreut të ekipit, Flavio Briatore dhe një tjetër drejtori ekzekutiv si edhe për shkak të bashkëpunimit me hetimin, Renault nuk e meritonte që të përjashtohej nga Formula 1.

Në vend të kësaj, ekipi përballet me përjashtim të menjëhershëm, nëse bën shkelje të ngjashme në dy vitet e ardhshme.

Flavio Briatore që dha dorëheqjen nga Renault është ndaluar përgjithmonë të marrë pjesë në sportin e makinave.

Fernando Alonso dhe Nelson Piquet Junior u falenderuan nga FIA për kontributin e tyre në hetim dhe nuk u përballen me ndëshkime.

KOMENTE