Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurti: Enciklopedia maqedonase po kopjon Serbinë e viteve ‘80
English

Kurti: Enciklopedia maqedonase po kopjon Serbinë e viteve ‘80

Prishtinë, 21 shtator, NOA - Lideri i lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti ka deklaruar se Akademia e Shkencave Maqedonase me veprimet e saj po mundohet ta kopjojë Serbinë e viteve të '80-të.

Kurti thotë se "atëherë kishim Memorandumin famëkeq të vitit 1986 të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë i cili i parapriu ardhjes së Sllbodan Milosheviçit në pushtet në vitin 1987 dhe suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989".

Ai deklaron se Maqedonia po përpiqet të shkelë gjurmëve të Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët.

"Akademia serbe planifikonte, Kisha Ortodokse Serbe bekonte, politikanët ndërsenin popullatën kundër shqiptarëve dhe joserbëve të tjerë, tifozët e ekipeve futbollistike serbe po shndërroheshin në njësite paramilitare kurse ushtria e policia po bëheshin gati për spastrime etnike. Me këtë encikopedi e cila i paraqet shqiptarët si popull joautoktonë dhe ardhacakë, po përgatitet terreni për dëbimin e tyre. Maqedonia po përpiqet të shkelë gjurmëve të Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët", shprehet ai.

Sipas tij, elita maqedonase, si ajo politike, po ashtu edhe ajo intelektuale e shkencore, janë në ofensivë kundër shqiptarëve.

"Kjo ofensivë nuk ka filluar sot dhe do të zgjasë përderisa nuk organizohen e mobilizohen shqiptarët që t'i kundërvihen asaj. Natyrisht, nuk do të duhej t'i kundërviheshin vetëm shqiptarët në Maqedoni por në bashkëpunim e koordinim me Shqipërinë e Kosovën. Nëse shteti dhe elita maqedonase i shohin shqiptarët e Maqedonisë të ndarë nga Shqipëria dhe Kosova e të vetmuar, sigurisht që atyre do t'iu shtohen apetitet dhe do t'iu rritet shovinizmi antishqiptar", thekson Kurti.

Lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje" thotë se ky veprim i Qeverisë së Maqedonisë ka mund të jetë inkurajuar nga dobësia e kreut shtetëror të Kosovës me rastin e protokollit EULEX-SERBI.

"Njëkohësisht, ata mund të kenë parë edhe dobësinë, mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit, të krerëve institucionalë të Kosovës lidhur me protokollet EULEX-Serbi në njërën anë, dhe fërkimet e brendshme shterruese politike në Shqipëri, në anën tjetër, me ç'rast kanë vendosur që ky është momenti i përshtatshëm për t'i goditur shqiptarët në Maqedoni", thekson Kurti.

NOA-INA

KOMENTE