Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Shëndetësisë, vlerëson klinikën Vital Truck - Kamionin e Jetës
English

Ministri i Shëndetësisë, vlerëson klinikën "Vital Truck" - Kamionin e Jetës

Tiranë, 21 shtator NOA - Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili, vizitoi sot Klinikën "Vital Truck" - Kamionin e Jetës, një risi që vjen për herë të parë në Shqipëri, nga Sigal Uniqa Group Austria, VitalTruck.

Vital Truck është një klinikë mjekësore e lëvizshme, e pajisur me disa pajisje moderne

ekzaminimi të cilat do të mundësojnë ekzaminimin dhe diagnostikimin falas të gjendjes shëndetësore të një pjese të popullsisë në qytetet kryesore të Shqipërisë. Ajo vjen nga Sigal, në vitin e dytë të hedhjes në treg të produkteve të Sigurimit Privat të Shëndetit.

Ekzaminime të tilla vënë theksin në domosdoshmërinë e kontrollit periodik të gjendjes

shëndetësore për parandalimin e përkeqësimit të shëndetit dhe diagnostikimin e sëmundjeve në fazën fillestare i cili mundëson trajtimin më efektiv të tyre.

Ditën e sotme, aktiviteti u ndoq nga afër nga z. Petrit Vasili, Ministër i Shëndetësisë i cili

shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në një aktivitet të tillë publik.

Në fjalën e tij, z. Vasili përshëndeti Bordin Menaxhues të UNIQA Group Austria dhe stafin e Sigal dhe vlerësoi iniciativën e Kompanisë si një "aktivitet që synon të kthejë vëmendjen te parandalimi i sëmundjeve, diagnostikimi i të cilave bëhet i mundur përmes pajisjeve bashkëkohore dhe cilësore të kësaj klinike".

Duke u ndalur në një prej problemeve kryesore të spitaleve sot në Shqipëri, siç është mbingarkesa, z. Vasili cilësoi sjelljen e Klinikës në Shqipëri si"...një zgjedhje inteligjente pasi përmes kontrolleve parandaluese synohet të ulet mbingarkesa e qendrave spitalore në vend".

Gjithashtu të pranishëm në aktivitetin e sotëm ishin anëtarët e Bordit Menaxhues të UNIQA Group Austria si mbështetësit kryesorë të aktivitetit dhe turneut të klinikës nëpër Shqipëri si dhe premtuan mbështetjen e tyre edhe në të ardhmen për aktivitete të tilla të ngjashme që synojnë një shëndet më të mirë.

Ndërkohë që, në lidhje me aktivitetin VitalTruck Tour, z. Avni Ponari, Drejtor i

Përgjithshëm i Sigal Uniqa Group Austria u shpreh se ky aktivitet është pjesë e përkujdesjes dhe vizionit të kompanisë në drejtim të mirëqenies së klientëve të saj dhe në emër të një shëndeti më të mirë.

"Nëpërmjet organizimit të këtij aktiviteti, synimi ynë është që popullsia të ndërgjegjësohet për rëndësinë absolute të kontrolleve të vazhdueshme shëndetësore përmes të cilave shmanget diagnostikimi i vonshëm i sëmundjeve", - theksoi Ponari.

***

Përsa i përket testimi në Klinikën Lëvizëse, ai përfshin ekzaminimet e mëposhtme:

EKG qetësie ( elektrokardiograme )- Vicardio, është një pajisje që mat frekuencën e zemrës dhe identifikon ndryshimet e mundshme të ritmit.

Kontroll kardiovaskular - Kapaciteti i sistemit kardiovaskular vlerësohet nëpërmjet nivelit të rezistencës së arritur në cikloergometër ( biçikletë ), për të përcaktuar edhe frekuencën kardiake ideale për trajnimin tuaj.

Matja e shtresës dhjamore të trupit- Matja ekzakte e indeksit të dhjamit trupor bëhet

përmes një aparature me rreze infra të kuqe.

Testi i Lëvizshmërisë i cili identifikon kufizimet e lëvizshmërisë dhe kontraksionet

muskulore të mundshme.

Koordinimi dhe balanca-Me këtë test ekzaminohen aftësitë e lëvizjes si edhe aftësitë

stabilizuese të artikulacioneve të gjunjëve dhe legenit.

Fuqia- Fuqia shtytëse e muskujve të ndryshëm të trupit ekzaminohet objektivisht mes një

analizë izometrike të kompjuterizuar.

Qëndrimi i trupit/ Shtylla kurrizore- Pajisja ekzaminon formën dhe lëvizshmërinë e

vertebrave të shtyllës kurrizore në pozicione të ndryshme të trupit.

Në fund të ekzaminimeve, mjekët specialistë mundësojnë këshillim individual, me sugjerimet përkatëse për përmirësimin e aktivitetit tuaj fizik gjatë ditës.

***

Stafi mjekësor i klinikës Vital Truck është i përbërë nga 7 ekspertë austriakë dhe 15 specialistë vendas.

Vital Truck do të kalojë në disa nga qytetet e Shqipërisësi në Tiranë,Vlorë, Shkodër, Fier dhe Durrës. Klinika do të qëndroje rreth një muaj dhe parashikohet të kryejë ekzaminimin e mbi 2000 pacientëve. Gjatë këtij turneu, është menduar të ekzaminohet 40 për qind e popullsisë e moshës 18-45 vjeç.

Sigal Uniqa Group Austria prezantoi dy vjet më parë produktet e Sigurimit Privat të Shëndetit. Kushdo që dëshiron të përfitojë shërbime shëndetësore cilësore në klinika mjekësore private jo vetëm në Shqipëri por pothuajse në të gjithë botën.

Numri i klientëve që kanë një mbulim privat të shëndetit në Shqipëri, në vitin e parë të prezantimit arriti në 2200 ndërkohë që tashmë ky numër është dyfishuar në mbi 4000 klientë dhe parashikimet për të ardhmen janë shumë pozitive.

***

Duke vënë theksin në Sigurimin Privat të Shëndetit dhe pranisë së këtyre produkteve në

tregun shqiptar të sigurimeve, z. Avni Ponari, Drejtori i Përgjithshëm i Sigal Uniqa Group Austria, tha se produktet e Sigurimit Privat të Shëndetit të prezantuara nga kompania, janë në vijim të përpjekjeve për të krijuar një treg modern të sigurimeve në Shqipëri.

"Përmes këtyre produkteve dhe përgjithësisht, përmes risisë dhe gamës së gjerë të produkteve që ofron, Sigal do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të tregut shqiptar të sigurimeve dhe natyrisht të sigurimeve shëndetësore. Sigal është e para kompani që hyri në këtë treg që konsiderohej i pa depërtueshëm dhe tërësisht i mbuluar nga shërbimi falas shëndetësor", - tha Ponari.

/e.n/b.a/NOA/

KOMENTE