Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu dhe Hyseni nisen drejt SHBA për Asamblenë e OKB, priten takime lobingu
English

Sejdiu dhe Hyseni nisen drejt SHBA për Asamblenë e OKB, priten takime lobingu

Nju-Jork, 21 shtator, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, nisen sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ky takim do të shërbejë njëkohësisht për zhvillimin nga ana e dy personaliteteve të larta kosovare të vazhdimit të lobingut të tyre për pavarësinë e Kosovës.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ka thënë se takimet to të ketë kryesisht me përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë.

Në këtë kuadër e sheh ai dobinë e zhvillimit të këtij takimi në Uashington, edhe pse nuk beson që Asambleja e Kombeve të Bashkuara të ketë ndonjë diskutim të veçantë për Kosovën.

Bëhet e ditur ndërkaq, se bashkë me presidentin Sejdiu, në Nju York do të udhëtojë edhe zonja e parë e Kosovës, Nezafete Sejdiu, e cila do të qëndrojë për vizitë në Kombet e Bashkuara, me ftesë të Ban Son-Taek, bashkëshortja e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon dhe do të marrë pjesë në "Takimin e dytë qendror vjetor të Kombeve të Bashkuara për autizmin".

n.e/NOA

Â

KOMENTE