English

Suksesi ka emrin ‘Kristiano Ronaldo', shënon dy gola në ndeshjen e Realit

Madrid, 21 shtator, NOA - Ai kushtoi vërtet një thes me para, por duket se askush në ekipin e Real Madridit nuk është bërë pishman për blerjen e Kristiano Ronaldos.

E kjo, pasi ylli i sportit që në ndeshjet e para e ka justifikuar besimin dhe adhurimin e sportdashësve madrilenë.

Kështu, Real Madrid ka arritur të marrë kreun e tabelës së kampionatit spanjoll, pasi ka shkatërruar me rezultatin 5-0 ekipin Xerez, me katër gola të shënuar në 15 minutat e fundit të takimit, kur dy nga këta gola kanë qenë të Kistiano Ronaldos, i cili ka qenë njëkohësisht edhe figura qendrore e ndeshjes.

Tashmë, ai numëron gjashtë gola gjithsej vetëm pas tre javësh në La Liga, i cili njihet edhe si kampionati spanjoll i futbollit.

Fitorja e thellë e barazon Realin me pikë me Barcelonën, por i jep kreun klubit mbretëror falë diferencës më të mirë të golave.

n.e/NOA

KOMENTE