Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulme raciste ndaj të huajve në Beograd, viktima e radhës një turist australian
English

Sulme raciste ndaj të huajve në Beograd, viktima e radhës një turist australian

Beograd, 21 shtator NOA-Një turist australian është sulmuar në parkun qendror të Beogradit.

25 vjeçari është i huaji i dytë që sulmohet brenda katër ditësh në kryeqytetin serb.

Të enjten e kaluar një 28 vjeçar francez u sulmua në Beograd nga huliganët e futbollit dhe vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën.

Kryebashkiaku i Beogradit, Dragan Djilas, i deklaroi TV B92 se sulmi ndaj turistit australian paraqet ngjarjen e pakëndshme të radhës, pasi ditët e fundit ka pasur mjaft arrestime në kryeqytetin serb, dhe se disa raste tashmë janë dënuar nga gjykatësi për kundërvajtje.

Prokuroria e Qarkut në Beograd ka kërkuar nisjen e hetimeve kundër 11 të dyshuarve për sulmin brutal ndaj tre shtetasve francezë para ndeshjes së futbollit Partizan-Tullouse. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Toma Zoric, ata akuzohen për vrasje dhe tentativë vrasje, prandaj prokurori ka kërkuar caktimin e arrestimit për të gjithë.

Për këtë vepër penale parashihet dënimi mes 30 dhe 40 vjet burg.

KOMENTE