English

Dita Ndërkombëtare "Një ditë pa makinën time", iniciativa nga ministria e Mjedisit

Tiranë, 22 shtator, NOA -Â Në të gjithë botën, sot shënohet Dita Botërore "Një ditë pa makinën time", e cila nënkupton marrjen e një sërë masash në shumë vende për t'i kujtuar popullatës rreziqet nga ndotja e mjedisit.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, në kuadrin e kësaj dite edhe ministria jonë e Mjedisit ka vendosur që të zhvillojë një sërë aktivitetesh në kryeqytet, ku janë parashikuar xhiro me biçikleta si edhe shpërndarje broshurash apo fushata sensibilizimi për ndotjen e mjedisit nga qarkullimi me automjete prej shoqatave të ambjentalistëve.

Ndërkaq, edhe në vendet e tjera të rajonit tonë janë parashikuar nisma të ndryshme si ajo e xhirove me biçikleta nëpër qytetet e Maqedonisë apo edhe ajo e transportit falas publik në Greqi.

n.e/NOA

Â

KOMENTE