Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Influencat në sistemin e drejtësisë
English

Influencat në sistemin e drejtësisë

Po bëj një thirrje që nëpërmjet jush, t'u adresohet të gjithë punonjësve që punojnë qoftë në sistemin e prokurorisë, qoftë në sistemin e gjykatave që të hedhin poshtë çdo lloj tentative për influenca, ku disa persona marrin dhe rolin e sekserëve duke përdorur dhe emra individësh që mund të jenë në pushtet

Nga Bamir Topi

President i Republikës dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë*

Më lejoni që të ndaj të gjithë preokupimin e shprehur në mënyrë konstante për nevojën e bashkëpunimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me Ministrinë e Drejtësisë, sidomos në linjën e funksionalitetit të dy inspektoriateve që ekzistojnë mbi bazën e ligjit: Inspektoriatit të KLD-së dhe Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë për kontrollin e punës së gjykatave. Padyshim është gjë shumë e rëndësishme që çdo kontroll ka linjën e saj specifike, por gjatë bashkëpunimit natyrisht do të dalin nevoja shumë të rëndësishme për ta sinkronizuar pozicionin e supervizionit nëpër gjykata, për të përmirësuar disa elementë të punës në të kaluarën kur pozicione të ndryshme, ndonjëherë edhe me përmbajtje të elementëve subjektivë kanë rritur presionin nëpër gjykata. Por duke pasur një bashkëpunim për të patur një funksionalitet organik midis këtyre dy inspektoriateve, ne do të bëjmë të mundur që të rrisim eficiencën, patjetër të rrisim autoritetin, sepse vetëm nëpërmjet bashkëpunimit jo vetëm nëpërmjet këtyre dy institucioneve shumë të rëndësishme, por nëpërmjet bashkëpunimit të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar, ne do të bëjmë të mundur që të reformojmë si duhet linjën e sistemit të drejtësisë dhe se është një kusht, do të thoja, i paneglizhueshëm nga Bashkimi Evropian. Në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkohen shumë reforma. Natyrisht reformat më të rëndësishme janë ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, me shtetin e së drejtës, kështu që ne na imponon që të jemi të gjithë bashkëpunues në një frymë kohezioni për të realizuar implementimin e politikave për qeverisjen e gjyqësorit, për kontrollin e gjyqësorit, për vendosjen jo thjesht nga pikëpamja e performancës formale, por për të trajtuar çështje shumë të rëndësishme substanciale që kanë të bëjnë me profilin e gjyqtarit, me karakterin e tyre, me profesionalizmin e tyre për të bërë të mundur që në Shqipëri të jepet e drejta si në çdo shtet të Bashkimit Evropian. Padyshim që ligji i ri i organizimit të pushtetit gjyqësor ka prodhuar dhe një riformatim të organikave për shumicën e gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të apelit. Ka qenë një diskutim që është bërë me shumë seriozitet edhe nga anëtarët e KLD-së. Unë kam përcaktuar dhe numrin e gjyqtarëve në shkallë republike mbi bazën e propozimit të Ministrit të Drejtësisë, sigurisht duke shfrytëzuar dhe kompetencat që jep Kushtetuta dhe Ligji i Presidentit, duke bërë të mundur që të eliminohen disa "handicap"-e që janë vërejtur nga këto gjykata qoftë përsa i përket pamjaftueshmërisë së gjyqtarëve në disa gjykata, qoftë përsa i përket numrit të tepërt e të panevojshëm për nivelin e punës së këtyre gjykatave. Ju keni qenë dëshmitarë të atij ngërçi që është vënë re për delegimet e gjyqtarëve në disa rrethe ku problematika gjyqësore ka qenë intensive, sigurisht në koshiencën e gjithësecilit kjo punë nuk bëhet me delegime. Kjo bëhet me një angazhim konstant, permanent në strukturë të gjykatave për t'i dhënë drejtim mjaft çështjeve që kanë mbetur pezull dhe padyshim për t'i dhënë një dinamizëm të ri punës nëpër gjykata ku, sikurse e kam thënë dhe herë tjetër, drejtësia nuk jepet vetëm në kryeqytet, por jepet në çdo qelizë të shtetit shqiptar. Kështu që ne kemi patur mundësi të riorganizojmë gjykatat në shkallë kombëtare dhe kemi bërë të mundur që të ketë një përafrim, një përqasje të gjykatave dhe gjyqtarëve në vetë ligjin organik. Besoj që në diskutimet që do kemi dhe natyrisht do t'i japim rrugë dhe lëvizjes së gjyqtarëve. Jo vetëm plotësimit të vendeve vakante mbi bazën e vendeve bosh që janë në strukturën e organizimit gjyqësor, por edhe për profilin e gjyqtarëve, të cilët do të mbulojnë pozicione shumë të rëndësishme. Nuk duhet të jetë një diskutim formal, duhet të jetë një diskutim me një seriozitet dhe përkushtim qytetar, sepse nga KLD-ja pritet shumë. Pritet shumë jo vetëm në ekzekutimin e këtyre elementëve formalë që kanë të bëjnë me mbushjen e vendeve vakante, por mbi të gjitha mbi performancën e punës së sistemit të drejtësisë. Të gjithë sot kërkojmë nga drejtësia. Shpeshherë qytetarët janë të pakënaqur nga performanca e gjyqësorit. Gjyqësori është mjaft kompleks. Unë e kam bërë të ditur edhe herë tjetër: të mos krijohet psikoza sikur gjithçka varet nga një strukturë, nga një njeri. Përkundrazi këtu kërkohet sipas Kushtetutës dhe ligjit një angazhim një përkushtim i të gjithë faktorëve. Gjyqësori ka nevojë të rrisë performancën e vet mbi bazën e vazhdimit të reformave të domosdoshme për gjyqësorin. Kam rastin të riapeloj për nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit politik për vazhdimin e reformave në gjyqësor. Jam shprehur edhe përpara se të filloj fushata elektorale për nevojën e prononcimit të partive politike për detyrimin qytetar mbi vazhdimin e reformave në gjyqësor, pasi sikurse dihet, reformat në gjyqësor nuk realizohen përgjithësisht me mazhoranca të thjeshta, por realizohen mbi bazën e një kohezioni më të gjerë politik, mbi bazën e votimeve të cilësuar, që kërkojnë domosdoshmërisht një numër të caktuar të deputetëve në parlament. Mund ta ilustroj me një element shumë të rëndësishëm sikurse është rasti i Gjykatës Administrative. Ka një sensibilitet të luftuar nga qytetarët, nga njerëzit që merren me biznes, nga politika në përgjithësi, nga institucionet, edhe nga vetë presioni që kanë gjykatat për t'u marrë me çështje me vullnetin e parashprehur të aktorit politik, ka përbërë domosdoshmërinë ngritjen e Gjykatës Administrative. Pra projeksioni politik, shprehja e vullnetit paraprak politik domosdoshmërisht marrjen e vendimeve konkrete. Gjykata Administrative është një element shumë i rëndësishëm në "network"-un" e gjykatave që do të bëjë të mundur jo vetëm trajtimin e çështjeve specifike që kanë të bëjnë me administrimin e bizneseve, me dhënien e drejtësisë, do t'i japë më shumë hapësirë biznesit, por do të krijojë më shumë hapësirë vetë sistemi gjyqësor për të kaluar nga ato stade që vijnë nga numri i pafund i këtyre proceseve dhe i fusin ato në disa raste dhe në impas. Unë sapo shpreha nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit për çështjen e drejtësisë penale. Është një nga elementet më shqetësuese për shoqërinë tonë, ku kërkohet domosdoshmërisht një bashkëpunim serioz, mjaft i sinqertë nga të gjitha palët. Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të vendosur, duhet të jemi shumë të fortë, duhet të jemi shumë korrektë për të gjitha çështjet me një sensibiletetet të lartë publik që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, me grabitjet, me trafiqet, me njerëz që sot janë përballë me drejtësinë, por edhe me ata që nuk janë ende të kapur për t'iu drejtuar strukturave gjyqësore. Kjo duhet të rrisë ndjeshëm sensibilitetin tonë si përfaqësues i institucioneve të ndryshme në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në të gjithë strukturat e shtetit, por në radhë të parë në Inspektoriatin që vjen nga KLD-ja, nga Ministria e Drejtësisë. Të punojmë së bashku për një kontroll rigoroz të të gjithë trupave gjyqësore që sot kanë çështje shumë të rëndësishme, me personazhe shumë të rëndësishëm të botës së krimit për të parë transparencën e verifikimit dhe transparencën e gjyqit, për të qenë korrekt me publikun, korrekt me njerëzit që kërkojnë drejtësi, korrekt me njerëzit që i kanë sytë tek drejtësia. Kjo është shumë e rëndësishme. Kjo është shumë e rëndësishme për të gjitha institucionet, që përballen me krimin e organizuar. Prandaj nuk është luks kur kërkohet të punohet në institucionet e drejtësisë. Të futesh në institucione të tilla kërkon përkushtim qytetar, kërkon shumë karakter, kërkon shumë vendosmëri, kërkon të jesh njeri i ligjit, kërkon të jesh njeri pa kompromis, kërkon të jesh shumë refraktar, pra kërkon një karakter të fortë qytetar. Kjo kërkohet nga ne sot. Unë do ta ftoja zotin Spahiu pak më vonë, mbi bazën e kësaj që unë lançova, të ketë propozime konkrete, edhe nga ju, për të ndërtuar një sistem të fortë rigoroz kontrolli për të gjitha çështjet që kanë një sensibilitet të lartë publik edhe që kanë një pritshmëri të gjerë qytetare, se cila do të jetë vendosmëria e sistemit gjyqësor për të dhënë verdiktin e duhur ndaj kriminelëve dhe krimit të organizuar. Pavarësisht nga natyra e çështjes, drejtësia penale është prova e së vërtetës për funksionalitetin e sistemit të drejtësisë në të gjitha institucionet në Shqipëri. Pavarësisht nga natyra e çështjes, pavarësisht nga natyra e subjektit në kërkim apo gjykim, ne do të shfrytëzojmë të gjitha të drejtat, akseset që na jep Kushtetuta dhe Ligji për të bërë kontrollin, sepse jo gjithmonë, jo në çdo çast dhe në çdo rast, ne kemi vendime korrekte. Por kjo është çështje e perceptimit dhe gjykimit objektiv dhe subjektiv të gjithësecilit. Ne kërkojnë që ta forcojmë punën për të bërë një sistem të organizuar, të formatuar të kontrollit të gjykatave dhe në rastin konkret për çështjen që është shumë e ndjeshme për opinionin qytetar. Çështja e gjykimeve korrekte, të drejta, pa asnjë lloj kompromisi dhe krimin, me kriminelët me botën e trafikut, me botën e zezë, e cila në mënyrë definitive duhet të marrë goditjen nga shteti ligjor në prag të realizimit të ëndrrës së shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Pra çështja e integrimit nuk ka të bëjë thjesht me çështje shumë të rëndësishme të liberalizimit të vizave që gjithsesi është një çështje shumë, shumë e rëndësishme që ka të bëjë me interesin e çdo qytetari, por ka të bëjë dhe me sigurinë publike të vendit tonë. Siguria e qytetarëve, por dhe siguria që konsiderohet siguria rajonale e globale. Në radhë të parë ne kemi detyrimin për të krijuar sigurinë për qytetarët tanë, pastaj për qytetarët e rajonit, pastaj për qytetarët evropianë. Gjërat kanë radhën e tyre, do të japim siguri për të tjerët kur të kemi krijuar siguri për vete për të bërë një punë të jashtëzakonshme për t'u përballuar me botën e krimit, por ne duhet ta fitojmë këtë betejë në mënyrë definitive në të gjitha elementët e vet aty ku finalizohet apo jepet drejtësia dhe në fund fare do të jemi të qetë edhe para qytetarëve që kemi dhënë drejtësi për ta. Së fundmi, por jo më pak të rëndësishme, është çështja e influencave në sistemin e drejtësisë. Këtë po e bëj publike, natyrisht jo me emra të veçantë. Si President i Republikës, si Kryetar i KLD-së, natyrisht që kam shumë kontakte me qytetarët ku ankohen për ndërhyrje, për deformime në ndonjë rast edhe të proceseve në favor të iksit apo ypsilonit. Po bëj një thirrje që nëpërmjet jush, t'u adresohet të gjithë punonjësve që punojnë qoftë në sistemin e prokurorisë, qoftë në sistemin e gjykatave që të hedhin poshtë çdo lloj tentative për influenca, ku disa persona marrin dhe rolin e sekserëve duke përdorur dhe emra individësh që mund të jenë në pushtet! Ju bëj thirrje që të mos operoni në mënyrë informale! Kjo thirrje vjen sot duke iu referuar në radhë të parë të gjithë atyre personave që mund të përdorin emrin e Presidentit të Republikës apo çdo personi tjetër. Keni një përgjegjësi ligjore, institucionale dhe qytetare dhe denonconi çdo rast ndërhyrje! Nuk mund të ketë barazi para ligjit, në rast se tentohet nga hallka intermediare, nga hallka të cilat kërkojnë të deformojnë vullnetin e trupës gjykuese, në rast se juve vetë nuk i bëni prezent dhe nuk i denonconi në rrugë zyrtare. Vetëm në këtë mënyrë ne do të bëjmë të mundur pastrimin e ambienteve nga njerëz që kërkojnë të përfitojnë nëpërmjet paraqitjes formale si njerëz që rrinë afër iksit apo ypsilonit për të deformuar vullnetin e jurisë gjyqësore. Kjo është kategorike, përndryshe KLD-ja për çdo rast, do të marrë vendime shumë të rrepta dhe gjithë gjykatësit, edhe për prokurorët natyrisht në vendet që merren me çështjet e prokurorisë, për të gjithë ata persona që deformojnë proceset në favor të gjykimeve subjektive dhe interesave ekonomike të dikujt. Pra të jemi të ndërgjegjshëm që vetëm në këtë mënyrë ne do të pastrojmë sistemin e drejtësisë, vetëm në këtë mënyrë do të jemi korrektë me njëri-tjetrin, vetëm në këtë mënyrë do të bëjmë progres të dukshëm në vendosjen e shtetit ligjor. Duhet të formalizojmë në të gjitha hallkat marrëdhëniet. Detyrimi është jo vetëm për gjykatësit dhe prokurorët. Detyrimi është për çdo qytetar të ndershëm dhe ky është detyrim moral, që do të bëjë denoncimet përkatëse në të gjitha strukturat që merren me supervizionin e sistemit të drejtësisë.

Në foto: Presidenti Topi, sot në mbledhjen e radhës të KLD-së

(*)Fjala e Presidentit Topi në mbledhjen e radhës të KLD-së

KOMENTE