Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetari i PS, takim në Tiranë me anëtarësinë: Pse detyrohemi të bojkotojmë Kuvendin
English

Kryetari i PS, takim në Tiranë me anëtarësinë: Pse detyrohemi të bojkotojmë Kuvendin

Tiranë, 22 Shtator NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po zhvillon një takim sonte në sallën qendrore të Akademisë së Arteve në Tiranë, ku konfirmoi se forca politike që ai drejton, është e shtrënguar të refuzojë ende hyrjen në Parlament.

"Ne duhet të jemi të vendosur dhe të sqarojmë se nuk është aventurë sot që të mos hysh në Parlament dhe të vendosësh kushte të qarta për t'u bërë pjesë e këtij Parlamenti", - deklaroi Rama në takimin i cili momentalisht po vijon me pyetjet nga salla.

Rama shpjegoi se transparenca dhe rivendosja e parimeve themelore të demokracisë janë në thelb të kushtëzimit që PS i ka bërë marrëdhënieve të saj me kuvendin.

"Zgjedhjet në Shqipëri nuk mund të kthehen në një skemë të mbyllur ku pushteti vendos, pavarësisht se si ka votuar populli", - deklaroi Rama.

Kurse shtroi pyetjen: "Në vitin 2009 do fillojmë të kemi prapë frikë nga njëri-tjetri se kush po na spiunon tek drejtori?".

Në këtë pikë, Rama theksoi edhe një herë se "PS nuk mund të falë këto zgjedhje", duke sqaruar se "në këtë mënyrë, do të ishin të rrezikuara të gjitha proceset e ardhshme zgjedhore në këtë vend.

Sipas Ramës, aventurë është të hysh në Parlament pa kushte: "Aventurë është të hysh në Parlament pa kushte dhe ta shesësh lirinë dhe të drejtat e tua tek Sali Berisha, tek Ilir Meta, tek Fatos Nano, tek e gjithë kompania që kërkon ta kthejë Shqipërinë në një rreth të mbyllur interesash që nuk kanë të bëjnë me interesat e vendit, nuk kanë të bëjnë me interesat e njerëzve".

Këtu, Rama kërkoi edhe një herë, që "t'i japim fund njëherë e mirë kësaj historie, duke i treguar Sali Berishës me aksion konkret politik dhe demokratik, se jemi të gatshëm ta ndëshkojmë edhe publikisht dhe se nuk tërhiqemi nga asgjë dhe përpara asgjëje".

e.r/NOA/ Vijon...

KOMENTE