English

Turku ilegalisht në portin e Durrësit, kapet me vizë false në pasaportë

Durrës, 22 shtator, NOA - Forcat e policisë së portit të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Mehmet Sahbaz, lindur dhe banues në Turqi.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi ai është kapur nga policia kufitare e portit Durrës, pasi po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali duke paraqitur para policisë kufitare një pasaportë turke me numër TR-T N738881, ku brenda saj ndodhej e vendosur një vizë shengen franceze me numër F59781432, në emër të tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentave të mësipërme, ndërsa materialet përkatëse i kaluan prokurorisë për veprat penale të "Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave", parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE