Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdekje tragjike e një foshnje në Krujë, bie nga dritarja e shtëpisë
English

Vdekje tragjike e një foshnje në Krujë, bie nga dritarja e shtëpisë

Krujë, 22 shtator NOA - Një fëmijë ka gjetur vdekje tragjike vetëm rreth 18 muaj pasi kishte ardhur në këtë botë, pasi ra nga dritarja e banesës së tij, në rrethana aksidentale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen "Varosh" të qytetit të Krujës kur fëmija 18 muajsh M.P., ra nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë përdhese, informon korrespondentja e agjencisë NOA,

Mjekët, thanë se dërgimi i fëmijës në spital nuk kishte vlerë pasi ai kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe trup, për shkak të rënies nga lartësia dhe i vogli ndërroi jetë pak orë më vonë.

Policia kreu hetimet e para dhe konkludoi se vdekja e fëmijës ishte aksidentale.

I vogli, gjendej në shtëpi dhe së bashku me të ishte dhe një tjetër fëmijë i vogël. Duke luajtur që të dy në dhomën e ndenjes, befas M.P është afruar tek dritarja, dhe jashtë vëmendjes së mundshme nga njerëz të rritur, ka rënë duke gjetur fundin tragjik.

e.r/NOA

KOMENTE