Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aktiviteti i paligjshëm, identifikohen dy raste të tyre në katin e parë të një pallati
English

Aktiviteti i paligjshëm, identifikohen dy raste të tyre në katin e parë të një pallati

Tiranë, 23 shtator, NOA - Policia e Tiranës ka bërë kërkesë për nisjen e një procedimi penal ndaj në ngarkim të dy personave me inicialet B.K, 38 vjeç dhe I.H, 43 - vjeç, që të dy lindur dhe banues në Tiranë.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ata do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për veprat penale të "Organizimit të lojërave të palicencuara" dhe të "Vënies në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Procedimi penal ngarkim të tyre filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga organet tatimore në rrugën ‘Mihal Grameno", në afërsi të shkollës 9-vjeçare "Sebaudin Gabrani", është konstatuar se në katin e parë të një pallati, dyshohet se që të dy këta persona ushtronin aktivitet të paligjshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 copë makineri elektronike, dy tavolina elektronike të cilat përdoreshin për lojëra fati. n.e/NOA

Â

KOMENTE