Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, Berisha takohet me personalitete të politikës
English

SHBA, Berisha takohet me personalitete të politikës

Tiranë, 23 shtator NOA - Kryeministri, Sali Berisha u takua me një prej personaliteteve në politikën amerikane, zonjën Paula Dobriansky.

Paula Dobriansky është një eksperte e politikës së jashtme amerikane, e cila ka mbuluar rolin e Zëvendëssekretares së Shtetit për Demokracinë dhe Punët Globale, si dhe çështjen e Irlandë së Veriut gjatë administratës së George Bush.

Zonja Dobriansky shprehu admirimin e saj dhe vlerësimet maksimale mbi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe për vendosmërinë e treguar nga qeveria shqiptare nën lidershipin e Berishës, për të konsoliduar institucionet e demokracisë dhe të ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe për të ngritur në nivele të larta zhvillimin ekonomik të vendit.

Njëkohësisht ajo shprehu vlerësimet pozitive për zbatimin me efiçencë në Shqipëri të programeve të ndihmës së qeverisë amerikane si Millenium Challenge dhe për faktin se në rastin e Shqipërisë këto fonde shkojnë për të implementuar nisma dhe ide të qeverisë, të cilat po tregojnë të jenë mjaft të suksesshme dhe të vlerësuara nga ndërkombëtarët.

k.k/NOA

KOMENTE