Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Guvernatori Fullani: Jo presione kursit të këmbimit, lëreni lekun të qetë
English

Guvernatori Fullani: Jo presione kursit të këmbimit, lëreni lekun të qetë

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 24 Shtator NOA - Në kulmin e debateve të ekspertëve ekonomikë, lidhur me deklaratat e kryeministrit të vendit Sali Berisha për të zëvendësuar lekun me euron, ka reaguar sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Ai tha se regjimi fleksibël i kursit të këmbimit, i aplikuar me besnikëri nga Banka e Shqipërisë, mundëson përballimin e këtyre goditjeve me kosto minimale për ekonominë shqiptare.

Guvernatori ka apeluar për qetësi dhe i ka kërkuar agjentëve ekonomikë që të mos ndërmarrin veprime të nxituara.

"Le ta lëmë këtë mekanizëm të veprojë i qetë, pa reagime të tepruara të tregut dhe të agjentëve tij. Çdo lëvizje e qetë drejt ekuilibrit e kursit të këmbimit do të jetë në interes të ekonomisë shqiptare", - deklaroi Fullani.

Ky qëndrim i kreut të Bankës së Shqipërisë, u bë sot kur monedha europiane arriti majat më të larta duke u këmbyer me 139 lekë, një forcim prej 3.8 pikësh brenda ditës.

Gjatë një dalje të papritur publike Fullani u shpreh se veprimet e kësaj jave kanë një kosto financiare individuale për ata që i ndërmarrin dhe kosto për ekonominë e vendit. "Asnjë agjent ekonomik nuk është më i fortë se bazamentet e ekonomisë. Pasiguria në tregun valutor nuk ka asnjë bazë reale", - theksoi Fullani.

Shefi i politikës monetare ka bërë publik edhe qëndrimin e institucionit të tij, se leku do të jetë monedha zyrtare e Shqipërisë deri në anëtarësimin e vendeve në BE, duke hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Berisha, për një zëvendësim të mundshëm të monedhës kombëtare.

"S'ka integrim evropian pa një ekuilibër afatgjatë të monedhës kombëtare me atë evropiane", qartësoi Fullani.

Ai ka kërkuar njëkohësisht që të mos ketë presione mbi kursin e këmbimit, por të jetë kërkesë oferta ajo që të vendosë për përcaktimin e çmimit. Sipas tij leku në 17 vite i ka bërë ballë çdo situate dhe i ftoi qytetarët që të kenë besim tek monedha vendase.

"Leku për Shqipërinë ka qenë është dhe do të mbetet një monedhë e suksesshme. Është monedha që shërben si spirancë për të gjithë iniciativat tona evropiane. Në 17 vitet e fundit leku ka ditur t'i bëjë ballë presioneve inflacioniste dhe presioneve të tregjeve të huaja. Leku duhet lënë i qetë. Ai duhet të lëvizë i lirshëm në udhën e tij në përputhje me kërkesën dhe ofertën. Leku është ikona e ekonomisë shqiptare e cila do të na shoqërojë deri në portat Evropiane", - ishte deklarata përmbyllëse e Fullanit.

/r.l/b.a/NOA

KOMENTE