English

Koordinatori i ekipit të Hagës: Jap dorëheqje nëse nuk arrestoj Mlladiç

Beograd, 24 shtator, NOA - Koordinatori i ekipit për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Lajiç, ka thënë se do të japë dorëheqje në fund të vitit nëse Beogradi dështon ta arrestojë të kërkuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç.

Lajiç, që është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, qe zotuar se Mlladiçi do të kapet para fundit të 2009-tës. Mediat serbe citojnë Lajiçin të ketë thënë, se nëse nuk ndodh kjo, atëherë ai do t'i bartë pasojat. Ratko Mlladiç, mbahet përgjegjës për masakrën e Srebrenicës dhe bombardimin e Sarajevës gjatë luftës së vitit 1992-1995.

NOA-INA

KOMENTE